2019, si viti atrofizimit të kësaj opozite

2019, si viti atrofizimit të kësaj opozite

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Opozita e (pa) bashkuar duket se nuk e ka patur gati “kartolinën politike ” të vitit të ri 2019 për militantët e saj, derisa ervinët dhe profesorët e saj milionerë dalin dhe psonisin në deklaratat e tyre mediatike, sërish avazin e vjetër me “astirë dhe studentë”. Një fjalë e urtë thotë “vit i ri, avaz i vjetër”, dhe kjo vlen për opozitën tonë, e cila nuk ka jetuar dhe nuk ka gjasa të jetojë politikisht me realitetin objektiv, nuk ka gjasa të kuptojë sa vlen fjala dhe “vepra” e saj e munguar, por ka ndalur vrapin e saj tek kollonat e vjetra të rrënojave historike.

Rama e bëri dhe e shpërndau tek shqiptarët “kartolinën” e vitit të ri 2019, e bëri të madhe dhe të thjeshtuar nga “boritë” dhe fishekzjarret, duket rinovuar qeverisjen, duke plotësuar maksimalisht kërkesat e studentët, dhe duke ringjyrosur me blu të errët opozitën qesharake të SHQUPI-t.

Vit i ri , avaz i vjetër Lulzim, dhe kjo vlen për një opozitë e cila edhe pse e ndajnë edhe 180 ditë nga dita kur shqiptarët do të votojnë për kryetarët e bashkive, ndjehet më e “plakur” se kurrë, më e çoroditur se kurrë, në kufijtë e mbijetesës politike.

Vit i ri , avaz i vjetër për një PD, e cila është drejt një gjendje atrophie (jashtë funskioni) strukturale, që ka dhënë deri sot shembullin më të keq se si katandiset një parti politike kur privatizohet dhe mbahet me dhunë nën tutelë.

Vit i ri, avaz i vjetër, për një opozitë e cila nuk ka gjetur dhe nuk ka gjasa të gjejë ndonjëherë brënda vehtes, rrugën e ribashkimit, riaftësimit , rivlerësimit dhe ndërgjegjësimit politik për çfarë ka ndodhur deri sot brënda saj.

Duke mbyllur 2018 dhe duke hapur 2019 me zjarret e kazanëve të Astirit dhe duke pritur me ankth 7 janarin, ervinët dhe profesorët e Lulzimit , jo vetëm nuk kanë hapur asnjë fletë të bardhë të kalendarit të ri, por po tregojnë se po kthejnë nga e para fletët e zhubrosura të kalendarit të vjetër politik.

Fyelli i ervinëve ka mbetur tek bulevardi para Kryeministrisë, kurse kavalli i profesorit të tyre ka mbetur tek Astiri, ndërkohë që kryetari Basha, as që ka ndërmend të merret me partinë, me programin zgjedhor, zbulimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet e qershorit 2019, apo me sqarimin e skandaleve të bujshme të dhjetorit 2018 që u adresuan ndaj tij.

Ai thjesht po merret me “nivelin e ulët ekonomik, apo me bonusin e foshnjeve të sapolindura dhe shpërblimin e pensionistëve” duke i quajtur ato “mashtrimet e Ramës”. Kryetari opozitës së (pa) bashkuar në asnjë rast të vetëm, nuk ka sqaruar shqiptarët për skandalet e reja dhe të vjetra, që lidhen me PD dhe personin e tij, duke preferuar të nisë edhe 2019, me avazin e vjetër.

Qasja edhe njëherë drejt Astriti dhe studentëve, mbeten “platforma” dështake e një opozite anemike dhe kaotike, e cila pasi ka mbyllur me turp në 2018 një fushatë “zgjedhjesh të reja” në parti, dhe pasi nuk ka gjasa të gjejë mes vehtes “kandidatët e fitores” për bashkitë, po kthehet tek avazi vjetër. Informaliteti dikurshëm ka qenë dhe mbetet për opozitën e sotme “rritje ekonomike”, pirateria dhe shkeljet e ligjit dikur, mbahen akoma prej saj si “rekorde të rritjes ekonomike”. Sikur të mos kishe jetuar asnjë ditë në Shqipëri, dhe të dëgjoje ervinët e PD tek belbëzonin “akuzat dhe denoncimet ndaj pushtetit të sotëm”, duke tundur letra dhe dosje skandalesh, do të kishe besuar dhe do të ishe bindur papritur se “kjo opozitë është e denjë për pushtetin e shqiptarëve”.

Shqiptarët tashmë e kanë humbur shpresën se kjo opozitë do ti rikthehet normalitetit, se kjo opozitë do ti rikthehet institucioneve, sepse ndjehet e trembur nga gjithçka, madje edhe nga vetë gjoja “Vettingu në politikë” që propozoi në muajt e anullisë vjeshtore.

Ajo thjesht po i rikthehet avazit të vjetër, refuzimit të formimit të institucioneve të reja të drejtësisë dhe historive komike me babale, që nuk do ti mungojnë kurrë./Javanews/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 11/01/2019 11:59

    Askush te mos behet marak,se kaloresit ju var kan kembet.Popullit i duhen te dy krahet e politikes te sakta,te mir organizuara dhe te besuara.Ne duhet te jemi te qart ,se jemi ne qe jemi ,keshtu sic jemi.Nuk kemi nga importojme politikan te tjer ,per te qene me ndryshe nga c'eshte politika jon sot.As kush te mos mendoj se partite jan te mira e te forta ,kur politikanet,peshtyjne , llangosin e perbaltin njeri tjetrin.Te mir ,apo te keqinj ,vet ne do ta ndertojme Shqiperine.

    Përgjigju
  • Proka: 08/01/2019 14:13

    Atrofia (tkurrja ,ne rastin konkret humbja e votave) do ju shkaktoje vdekjen partive Opozitare si pasoje e Anemise(pagjakesise,renjes se Eritrociteve),nese i shtohet dhe gjendja kaotike atehere vaj hali per ta.Kryemadhi e Basha kan humbur prestigjin politik dhe po shkojne ne udhen pa kthim gjer ne Ekzitus(vdekje).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!