21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin

21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin

Joe Biden

Mosha dhe shëndeti i Joe Biden kanë qenë një problem që shumë kohë përpara debatit katastrofik televiziv më 27 qershor. Një titull i CNN në shtator 2019 thoshte “gara demokratike dominohet nga 70-vjeçarët”. Ishin kohë të tjera, dhe të paktën atëherë ish-numri dy në Shtëpinë e Bardhë kishte shoqëri (Bernie Sanders, Elizabeth Warren). Biden humbi tre garat e para, dukej i dënuar. Pastaj votat afrikano-amerikane të Karolinës së Jugut erdhën për ta shpëtuar. Dhe Barack Obama. Roli i ish-presidentit është filli i dytë që lidh situatat pararendëse me orët dramatike që po përjeton tani lideri amerikan. Në atë kohë, ishte Obama që i bindi kundërshtarët e tij të largoheshin. Sot të gjithë vazhdojnë të vendosin gërshërë në duart e tij, që të mund të presin përfundimisht lidhjen e fundit të Joe me zgjedhjet e 2024.

Një mandat

Për shumë muaj përpara se të zgjidhej, Biden e përshkroi veten si një “urë” drejt një brezi të ardhshëm liderësh, duke sugjeruar qartësisht se ai imagjinonte një mandat të vetëm për veten e tij, duke zgjedhur si zëvendëse më “presidencialen” nga figurat e disponueshme: Kamala Harris. Por dihet se ka qenë ndoshta një moment në të cilin ai filloi të ndryshojë mendje: 6 janar 2021, dita e sulmit ndaj Kongresit. Që atëherë ka qenë “mbrojtja e demokracisë” ajo që ka vepruar si busull e presidentit. Biden u bind se nëse Trump do të ishte sërish kandidati republikan, kushdo që kishte shanset më të mira për ta mundur atë do të kishte një detyrë morale ta bënte. Duke filluar nga ai vetë. Këto janë fjalët që ai përsëriti deri në mbrëmjen e së dielës, kur shpalli largimin në X.

Nga biçikleta te debati kundër Trump

Gjatë presidencës së Bidenit ka pasur momente të ndryshme në të cilat shëndeti i tij është rikthyer në plan të parë: nga Covid-i, prej të cilit u infektua dy vjet më parë dhe përsëri të mërkurën, tek rrëzimet me biçikletë dhe një konferencë e parë konfuze për shtyp në Vietnam shtatorin e kaluar. Por, pavarësisht pyetjes se sa i aftë ishte presidenti për të qëndruar edhe 4 vjet të tjera, ai kurrë nuk braktisi as shtypin dhe as sulmet e kundërshtarëve të tij, askush në Partinë Demokratike nuk kishte guxuar të vinte në dyshim lidershipin e tij: Biden nuk kishte praktikisht rivalë në zgjedhjet primare të kësaj pranvere, edhe pse kjo është pjesërisht normale për një president në detyrë.

Më pas erdhi debati i 27 qershorit, i paraprirë nga një valë e rikthyer shpërthimesh propagandistike Trumpiane rreth G7 në Pulia, me video pak a shumë “të modifikuara” që e shfaqnin Bidenin në një formë gjithnjë e më pak të mirë nga ana e shëndetit. Por sipas CNN, nuk ishte aq shumë fraza vdekjeprurëse e Trumpit (“Unë nuk e kuptova çfarë tha dhe ndoshta as ai”) që hapi kutinë e Pandorës: ishte konfuzioni në përgjigje, toni i hutuar që ngriti alarmin në mbarë botën dhe – që para politikanëve – komentuesit më të rëndësishëm amerikanë në zonën demokratike nisën të shqetësohen. Duke filluar nga Tom Friedman tek New York Times: “Joe është një njeri i mirë dhe një president i mirë, por tani ai duhet të tërhiqet”.

Orteku

Presidenti u përpoq të shfaqet luftarak në samitin e NATO-s, ku megjithatë ngatërroi Zelenskyn me Putinin dhe Harrisin me Trumpin. Ai vazhdimisht deklaronte se nuk dëshironte të hiqte dorë nga gara. Gruaja e tij Jill, të cilën shumë do të donin ta ndihmonin, ishte me të. Por në atë moment Obama ishte kthyer tashmë për të hedhur një hije mbi zgjedhjet e tij. Njeriu që e zgjodhi si deputet, që i qëndroi pranë gjatë vdekjes së djalit të tij të dashur Beau, i cili i vari në qafë Medaljen Presidenciale të Lirisë, i cili madje i dha hua paratë për të blerë shtëpinë e tij (por gjithashtu që në 2016 i kërkoi të hiqej mënjanë dhe t’ia linte Hillary Clinton-it garën presidenciale) u kthye menjëherë në të gjitha lajmet si i vetmi emër që do të kishte mundur ta bindte të tërhiqej. Të dy folën.

Por që atëherë kanë kaluar pothuajse tre javë në të cilat – si në një ortek shkatërrues – shtypi miqësor fillimisht u “mëdysh”. Më pas të parët u ankuan shokët e partisë, duke filluar nga kongresmeni me ndikim Adam Schiff. Pastaj yjet e mbledhjes së fondeve si George Clooney apo shkrimtarët si Stephen King. Dhe së fundi shtabi i përgjithshëm i partisë Demokratike (Nancy Pelosi, udhëheqësit e kongresit Chuck Shumer dhe Hakeem Jeffries), që në tre ditët e fundit kanë qëndruar me telefon dhe statistika në duar, duke iu lutur presidentit të shikojë jo vetëm tabelat, por edhe realitetin. Pritej një telefonatë nga Obama, për t’i thënë se çdo rrugë ka marrë fund. Por nuk ishte e nevojshme. / bota.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet