Avokat Beqiri: Një tjetër protestues u qëllua në zemër më 21 janar, u shënjestrua për t’u vrarë! Do çojmë kallëzim në SPAK

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv, paralajmëron se një tjetër kallëzim do të mbërrijë në dyert e SPAK për ngjarjen e 21 janarit 2011. Beqiri tha në emisionin ‘Studio Live’ për gazetarin Arbër Hitaj, se më 21 janar ishte planifikuar edhe vrasja e një tjetër protestuesi, Sokrat Godo nga Berati, ish-oficer i Policisë Gjyqësore.

Sipas Beqirit, ai është qëlluar në zemër më 21 janar, por ka arritur që të shpëtojë. Për Report Tv, avokati thotë se kanë përgatitur kallëzimin që do dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme, e cila tashmë ka nisur hetimet për 21 janarin, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë 4 protestues nga plumbat e shtetit. Beqiri, i cili është edhe avokati mbrojtës i familjes Nika, tregon edhe çfarë ka ndodhur, ndërsa shton se Godo kërkon që prokuroria e Posaçme të deklarohet edhe për këtë tentativë vrasje.

Sipas Beqirit, kreu i SHIK-ut të Beratit ishte vëllai i ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Beqiri thotë së kreu i SHIK-ut të Beratit lajmëroi Prendin dhe sipas tij më pas protestuesin Godo e shënjestruan për ta vrarë.

“Godo ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe erdhi në protestë, njihej si një veprimtar i PS në atë kohë. Sa u nis nga Berati, për të vajtur në protestë, kryetari i SHIK-ut të Beratit ishte vëllai i Ndrea Prendit dhe ai ka njoftuar të vëllanë e vet që edhe ky që është ekstremist gjoja, po vjen në protestë. Dhe u shënjestra për t’u vrarë dhe u qëllua me snajper në protestë, në zemër. Dhe në momentin që u qëllua në zemër kishte një shishe ujë në dorë dhe ia dha një protestuesi që po i binte të fikët. Ai kërkon që SPAK të deklarohet për këtë, i ka të gjitha raportet mjekësore dhe shenjën e plumbit. Do bëjë edhe ai një kallëzim penal”, tha Beqiri në Report Tv.

Sa i takon audiokasetës që SPAK ka tashmë si provë, Beqiri thotë se vërteton që urdhri për vrasjen e protestuesve është dhënë nga kryeministri i kohës, Sali Berisha, dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

“Provë e fuqishme që vërteton, që u vë vulën 99 provave të tjerave, që urdhri është dhënë nga kryeministri i kohës dhe ministri i Brendshëm që ishte në zyrën e tij në atë moment. Në atë audio përgjim që është një provë e rëndësishme, se është marrë nga një kanal i radios”, vijoi Beqiri në Report Tv.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Antiberishistët me parti të re, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj! Zbulohet emri

Antiberishistët me parti të re, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj! Zbulohet emri