TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronëësisë në Kadastrën e Tiranës. Report Tv, me gazetarin Arsen Rusta, mëson se ky hetim po ndiqet nga kryeprokurori Tiranes Arens Çela.
Hetimet për Kadastrën e Tiranës kanë nisur pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria nisi hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘zhdukje e vjedhjeve të dokumenteve’.
Abuzimet më të mëdha janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të Kryeqytetit, si Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj.
Për të shmangur presionet, Lame tha se ky raport i është dërguar Kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përgatitet një raporti i detajuar për Kadastrat e çdo qyteti.
I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport me shkeljet, ku u vu re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmëri dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Në Kadastrën e Durrësit vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.8%
-
E gabuar
45.9%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1213
Lajme të tjera
-
Mbolli kanabis në ballkon, Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin e Gjykatës për Encën, kërkon të kthehet në burg
19 Shtator, 12:35
-
Përgjigje ruse kundër hackerave/ Prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët
7 Shtator, 20:22
-
Ndryshon buxheti i Kadastrës, shtohen 4,5 mln euro fonde për shpenzimet e pagave të punonjësve të organikës dhe me kontratë
29 Gusht, 21:39
-
Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e ‘hienat’ janë bërë nervozë, s’ka më korrupsion
23 Gusht, 13:24
-
AMP kallëzon në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, gjetën një linjë interneti të paautorizuar, përdorej për të transferuar të dhëna! Dyshimet për Bistrin
15 Gusht, 11:34
-
‘Shtetëzohet’ sigurimi i banesave nga tërmeti! Nëse s’paguan nuk merr asnjë shërbim në e-Albania as në Kadastër
8 Gusht, 08:22
-
Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në Laç Ndue Gjergji! 18 apartamente, vilë, kazino dhe disa makina të përfituara nga trafiku i drogës
28 Korrik, 12:06
-
Prokuroria kërkon sekuestrimin e 31 pasurive të Ndue Gjergjit! Pronat e biznesmenit të vrarë në Laç me vlerë 20 mln €
27 Korrik, 15:53
-
Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata dënon me 2 vite burg ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë! Burg edhe për ish-drejtorin Bardhyl Gjika
6 Korrik, 14:36
-
Nga sot, asnjë sportel fizik i Kadastrës, shërbimet kalojnë të gjitha në e-albania
3 Korrik, 08:56
-
Drejtoresha e AKSHI-t: Së shpejti implementojmë Kadastrën 3D, informacion në kohë reale për vendndodhjen dhe hapësirën e pronës
30 Qershor, 12:29
-
Rama: Nga e hëna, Kadastra kthehet në 'makineri digjitale'! Qytetarët mos të shkojnë më në zyra, nuk i pret askush
30 Qershor, 11:31