5% e të prekurve në COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën, 56% janë shëruar! 22 raste të reja sot (VIDEO)

TIRANË- 5% e të prekurve në COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën, shifër kjo e bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor. Në 24 orët e fundit, nga 233 testime të bëra janë konfirmuar pozitiv 22 qytetarë, duke çuar në total numrin e të prekurve në 584, ndërkohë që i janë shtuar listës së të shëruarve edhe 13 të tjerë.

Përkthyer në shifra bilanci i koronavirusit në Shqipëri, 56% janë të shëruar, 7 të hospitalizuar, pra të shtruar në 2 spitalet COVID-19, 32% të vetëizoluar në shtëpi, 5% vdekje, të dhëna këto të cilat sipas Përfaqësueses së Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), Eugena Tomini janë tregues i një epidemie të butë në vendin tonë.

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja. Report Tv mëson se të prekurit nga Kruja dhe Kurbini janë punonjës të biznesit fason, fabrikë këpucësh që ka shpërthyer si vatër me dhjetra të prekur.  Edhe në 24 orët e fundit, përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Me një kapacitet prej 310 shtretësh në 2 spitalet COVID-19 në Shqipëri, përkatësisht në Urgjencën e QSUT-së dhe "Shefqet Ndroqi", janë të shtruar po marrin shërbim 44 pacientë, teksa deri më sot kanë humbur këtë betejë 26 qytetarë. "Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

- Tiranë            253 raste
- Durrës            42 raste
- Lushnje          6 raste
- Elbasan          16 raste
- Fier                 36 raste
- Kavajë            9 raste
- Rrogozhinë     4 raste
- Korçë             19 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër          99 raste
- Lezhë             14 raste
- Berat              2 raste
- Has                13 raste
- Krujë              23 raste
-Tropojë           4 raste
- Pukë               5 raste
- Mirditë           3 raste 
- Kukës           11 rast
-Mallakastër     1 raste
- Kurbin           19 raste

"Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.  Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.  Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Eugena Tomini nga ISHP.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
MSH: 21 fëmijë të prekur me COVID-19, asnjëri i hospitalizuar (VIDEO)

21 fëmijë janë prekur me COVID-19 në Shqipëri. Kështu ka bërë me dije përfaqësuesja e Institutit të shëndetit Publik, (ISHP), Eugena Tomini. Ajo ka bërë me dije se asnjëri prej tyre nuk është shtruar në spital, por ndodhen në shtëpi.

Ora 11:58
Prej dy ditësh asnjë i prekur në Kukës, drejtori i bashkisë: Ne po ndihmojmë çdo person në nevojë

Fatmirësisht sot në Kukës nuk ka patur raste të reja me COVID-19, por burime bëjnë me dije se familjet e personave të kontaminuar si dhe të afërm të tyre janë në izolim të plotë dhe në mbikqyerje të vazhdueshme nga njësia vendore e Shëndetësisë në Kukës.

Krahas monitorimit për bartësit e koronavirusit, që kryhet çdo ditë nga personeli shëndetësor, tashmë po trajtohen me ndihma në paketa ushqimore, por edhe me medikamente. Ne bashkëpunim me bashkinë, pakot ushqimore janë shpërndarë nç çdo familje të identifikuar....

"Sot kemi ardhur në familjen e infermieres së prekur nga koronavirusi gjatë shërbimit që i bëri pacientëve. Po i ndihmojmë me ilaçe dhe çfarëdo nevoje jetike të kenë ato. Ne në bashkpunim me bashkinë kemi marrë listën e disa personave që kanë nevojë dhe jemi në gadishmëri për të ofruar çdo lloj shërbimi,"-shprehet Fadil Morina, drejtor i NjVSh Kukës.

Ndërkohe prej dy ditësh Kukësi tashmë nuk ka shënuar raste të reja me Covid 19. Testet kanë rezultuar negative. Qyteti ngjan me përditshmerinë e lëvizjeve të zakonshme të qytetarëve, të cilët sot kanë populluar rrugët duke bërë që të ngjajë si një ditë e zakonshme.

Ora 11:37
Tjetër efektiv i FNSH-së i prekur me COVID-19 në Shkodër, rastet e tjera një shitëse buke dhe pacient në reaminacion

Ndërkohë Shkodra, që është qarku më i prekur në Shqipëri pas Tiranës, sot ka shënuar tre rastet e reja.

Një efektiv i FNSH-së rezultoi pozitiv, duke e çuar në dy numrin e të prekurve në këtë repart të policisë pas rastit të djeshëm.

Sakaq rasti i dytë është i një shitëse bukësh, e cila dyshohet se është kontaminuar nga vajza e saj që punon infermiere, e cila ishte asimptomatike.

Ndërkohë rasti i tretë është i një pacienti që ndodhet në reaminacion në spitalin e Shkodrës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 20/04/2020 22:43

    Cdo dite mbi 10 veta te prekura, edhe ju z.rama doni me hapni bizneset, ore ku na con drejt katastrofes. Do vdesin shume njerez. Do shperndahet koronavirus ne gjithe shqiperi keshtu, edhe nuk do Kesh ktevate per te gjithe. Duhet te kishim kaluar edhe nje muaj te bien me pak se 5 veta ne dite e pastaj te kishim. Hapur bizneset. Nuk do vdesim nga uria por nga covid do vdesin shume njerez me kete gabim. Qe ne fillim ne kishim 20 veta ne dite, edhe ti more masat direkt, tani kemi prap 20 veta ne dite edhe I liron masat, nuk te duket cmenduri?

    Përgjigju
  • Aqifi: 20/04/2020 13:15

    Nese rezulton qe 5% e te prekurve kane vdekur do te thotë qe numri i te prekurve eshte me i lartë se rastet e zyrtarizuara. Vdekshmëria e covid 19 eshte e konsoliduar te 1% ne te gjitha vendet. I bje qe numri i te prekurve eshte 4 here me shume. Ja pse duhen bere me shume testime pra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)