Si sot 22 vite më parë u themelua Partia Demokratike, forca e parë opozitare, që do të sillte një erë të re në politikën shqiptare, deri atë herë të dominuar nga Partia e Punës. Për brezin tim që asokohe ishte 20-21 vjeç, është shumë kohë.
Shumë, shumë, shumë kohë. Çfarë do të kishte ndodhur me ne, me mua, me bashkëmoshtarin tim po të kishim qenë jo shqiptarë, por çekë, sllovakë, sllovenë, apo teke fundit kroatë, që edhe pse jo anëtarë janë shpirtërisht dhe materialisht europianë? Shumë gjëra, ndoshta në kuptimin e vockël materialist, por shumë më tepër gjëra në kuptimin më të gjerë, atë “kolektiv”.
Sot 22 vite pas lëvizjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Europa na bëri “tre herë mat”, duke mos na dhënë statusin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Jemi sërish, në fund po ai “rezervat njerëzor” jo më nën diktatin e Partisë së Punës, por nën diktatin e partisë-shtet, e cila tmerrësisht po ecën në brazdat ideologjike që kujtuam se ishin zhdukur me krijimin e PD-së. Mbrëmë Ministrat e jashtëm të BE-së na thanë “Ndal”, duke vënë si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
Një frazë e njohur që na ka përndjekur pas këto 22 vite, si hija e zezë.
Disa qindra kilometra larg sallës ku mblidheshin ministrat e jashtëm të BE-së, në Tiranë, kumbonte thirrja për të fituar edhe 2013-ën. Nga Partia Demokratike e vitit 2012, kryetari i saj Sali Berisha, i cili si sot 22 vite më parë, premtonte se do ishte miku i saj, por që prej atëherë është tutori, nga ministri i Financave Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm i saj, por që në fillimvitin 1991 ishte një nga “Vullnetarët e Enverit”, nga Jozefina Topalli, nënkryetare e partisë, që në 1990 mbahej fort pas rregjimit që po binte.
Në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, mbrëmë, nën histerinë blu, zgjedhjet, fitorja me çdo kusht e garës së radhës në 2013 ishin lejtmotivi, a-ja dhe zh-ja e asaj që përgatitet t’i ndodhë Shqiërisë vitin e ardhshëm zgjedhor. Kjo është përgjigjia që vetëm PD di ta japë dhe Europa e di shumë mirë. Na ka dhënë 26 majin 1996, piramidat, kaosin, grushtin e shtetit, Gërdecin, 21 janarin dhe është gati për beteja të reja. Për vitin tjetër. Larg qoftë, i 23-ti I refuzimit të Europës.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com