2268 mjekë, infermierë, farmacistë i përgjigjen Ministrisë së Shendëtësisë në betejën kundër koronavirusit (VIDEO)

TIRANË“Deri në këto momente 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një komunikim me publikun bërë të ditur se po riorganizohet shërbimi për të shtuar forcat e reja që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar.

“Kam një falenderim nga zemra për prof. Dhimitër Krajën, ish shef i Spitalit Infektiv, dr. Sokol Agolli, mjek anestezist reanimator, dr. Mihal Kërci, mjek anestezist reanimator, dr. Roland Xhaxho, mjek anestezist reanimator, të cilët së bashku me inxhinierët mjekësore Pirro Kushi dhe Aziz Toska ju përgjigjën menjëherë thirrjes dhe sot janë duke ofruar shërbimin e tyre të vyer në përballje me koronavirusin e ri”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit me publikun Manastirliu ka njoftuar dhe angazhimin e Prof.Ass. Krenar Lilës dhe prof. Arben Gjatës për menaxhimin e punës së shërbimit të anestezi-reanimacionit dhe të burimeve njerëzore.

“Kam angazhuar dhe caktuar sot doktor Krenar Lilën, mjek reanimator në QSUT, koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit anestezi- reanimacion në të gjithë stukturat spitalore shëndetësore, që do të trajtojnë personat me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Si dhe prof. Arben Gjatën koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e COVID-19”, njoftoi ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu drejtua qytetarëve më këtë apel: Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Le të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e zgjidhjes. Ndani me stafet mjekësore, çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore. Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbimin tuaj”, ka bërë thirrje ministrja Manastirliu.

Thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar të gjithë mjekëve të licensuar, i janë përgjigjur pozitivisht edhe pesë deputetë të PS-së Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho”, duke u bërë ndër personat e parë që aplikojnë për t’u bërë pjesë e nismës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 16/03/2020 19:20

    PO ,PO,PARTI GATI NA KE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kosova i përgjigjet SHBA për mbylljen e bankave serbe: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm, Beogradi nuk ka pranuar propozimet tona

Kosova i përgjigjet SHBA për mbylljen e bankave serbe: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm, Beogradi nuk ka pranuar propozimet tona