TEPELENË – Një sasi prej 140 kilogramë lëndë narkotike kanabis në 24 thasë plastikë u zbulua nga policia në banesat e dy vëllezërve në fshatin Luftinjë të Tepelenës. Njëri prej vëllezërve është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa vëllai tjetër bashkë me dy djemtë e tij është shpallur në kërkim.
 
Policia arrestoi 58-vjeçarin Agim Sela, ku në banesën e tij u gjet një sasi e vogël kanabisi prej rreth 25 kilogramësh.  Vëllai i tij dy vjet më i vogël bashkë me djemtë ka mundur t’i shpëtojë prangave pasi gjatë aksionit të policisë nuk janë gjetur në banesë.
 
Në shtëpinë e 56-vjeçarit Myslym Sela u gjetën 22 thasë plastike me rreth 115 kilogramë kanabis. Po ashtu policia gjeti edhe një armë zjarri kallashnikov me 30 fishekë.
 
Sela së bashku me dy djemtë e tij Gentian Sela 26 vjeç dhe Xhevit Sela 24 vjeç janë shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim e shitje të narkotikëve më bashkëpunim" dhe "Prodhim emMbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)