24 vjetori i çlirimit, Rama: Pa NATO nuk do kishte Kosovë! Ditë për të reflektuar thellë, Kurti të dalë nga qorrsokaku ku është futur vetëm me dialog, jo policë

24 vjetori i çlirimit, Rama: Pa NATO nuk do kishte Kosovë! Ditë për të reflektuar thellë, Kurti të dalë nga qorrsokaku ku është futur vetëm me dialog, jo policë

Foto nga Çlirimi i Kosovës dhe Edi Rama

TIRANË- Në ditën e çlirimit të Kosovës, dita më e rëndësishme për popullin shqiptar kur iu dha fund pushtimeve, kryeministri Edi Rama ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Albin Kurtin. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron këtë si një ditë në të cilën duhet reflektuar thellë për rrugën në të cilën po merr Kosova, pas situatës së tensionuar në veri.

Kreu i qeverisë thekson se sot nuk do të kishte Republikë të Kosovës, pa mbështetjen e madhe që i kanë aleatët strategjikë të shqiptarëve. E prandaj, Rama i kërkon Kurtit që të dalë nga ky qorrsokak që e ka futur Kosovën vetëm me dialog duke u ulur në tryezën e diskutimeve me Serbinë me ide konkrete dhe jo duke përdorur forcën e policisë.  

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama.

Çlirimi i Kosovës
24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gsuri: 12/06/2023 19:11

    Ja dhe charslliku i rralles i Rames. Hik merru me drafstatute sekrete o derdimen!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/06/2023 14:20

    Politikanet e korruptuar ne Tirane@Prishtine presin ti bien ko*et dashit si puna e dhelpres duke e ndjekur nga pas....te shkretat dhelpra e shohin enderr edhe ne gjume,flasin e çnuk flasin,mbjellin e korrin jermas e mos me keq,bejne politike "te madhe" ballkanike,europiane e anglo-amerikane e po deshet edhe anglo saksone,paguajne nen dore gazetare e portale brenda e jashte Shqiperise vetem e vetem te nxijne e hedhin balte mbi floririn e zgjedhur nga populli i Kosoves qe ta rrezojne si nje here e nje kohe me pederastin riçardGrenell@hashim Persheshin dhe komunistin e millosheviqit Isa Mustafa hajdutin e Fondit "VENDLINDJA THERRET"

    Përgjigju
  • ester: 12/06/2023 13:08

    kjo situate duhet te mare fund dhe kjo arrihet vetem me bashkebisedim

    Përgjigju
  • joel: 12/06/2023 13:07

    konfliktet nuk zgjidhen pa diskutime dhe mirekuptim

    Përgjigju
  • Pa…: 12/06/2023 12:37

    NATO, sdo kishte Kosove?!! Nuk e kuptoj si mund te shprehesh ne kete mentee? Strohen shum pyetje nlidhje me hapesiren mentale t juaj zt kryemi.! Kosova ka kaluar shum e shum krajla, dhe flasim edhe shqip, jo sllav apo anadollak ortodoks, karpash! Turp!!!

    Përgjigju
  • Ana: 12/06/2023 12:01

    Te dyja keto shtete duhet te ulen dhe te bashkebisedojne

    Përgjigju
  • Klea: 12/06/2023 12:01

    Nje ceshtje qe ka prekur te gjithe rajonin dhe duhet te zgjidhet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Ani: 12/06/2023 10:52

    Shpresojme qe te marre fund sa me pare kjo ceshtje

    Përgjigju
  • Ani: 12/06/2023 10:20

    Shpresojm qe tensionet midis dy vendeve te shuhen nie here e pergjithmone

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 12/06/2023 10:16

    Pa uçk se nato ska ba asgja. Ne skeni opozite se sdo ishe aty ku je.

    Përgjigju
  • Ops: 12/06/2023 09:35

    O filo serb si baba jot

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/06/2023 09:30

    Po Tom Doshi cfare mendon?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!