25 prilli/Belind Këlliçi: Rama në panik, provokon tensione për të krijuar destabilizim dhe trembur elektoratin gri

Kandidati i PD për Tiranë, Belind Këlliçi shprehet i bindur se me afrimin e ditës së zgjedhjeve do të ketë tensionim dhe destabiliteti të vendit. Gjatë intervistës për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Belind Këlliçi u shpreh se këto tentativa tensionimi do të provokohen nga qeveria, pasi sipas tij Rama e di që më 25 prill do i vijë fundi. Këtë mendim Këlliçi e lidhi me incidentin në Elbasan për ditën e verës, ku tha se Rama provokoi opozitën më kalimin e tij pranë vendit ku ndodhej kryedemokrati Basha dhe më pas përmes personave të inkriminuar krijoi atë incident të turpshëm dhe të shëmtuar.

“Në ditën e verës pat një incident të turpshëm e gjitha kjo se normaliteti i Lulzim Bashës po çmend Edi Ramën duke sjellë një anomalitet të tij. Ka provokuar kryeministri duke kaluar aty ku ndodhej Basha dhe kanë provokuar thirrjet ‘Rama ik’, mund të kishte edhe thirrje ‘Basha ik’ është krejt normale, nuk kishte konflikt nga opozita, por ai erdhi nga fakti se pala tjetër ishte me kriminelë. Ramën e ka kapur paniku dhe ka vendosur të shoqërohet nga enturazhi i tij me kriminele”, tha Këlliçi.

Këlliçi shprehet se Rama po krijon tensione që të tremb elektoratin gri që të mos votojnë opozitën.

“Është një tentativë e Ramës për të përshkallëzuar dhe tensionuar situatën para zgjedhjeve pasi  e di që 25 prilli është ditë ndryshimi. Do të vijojë të tensionohet situata nga qeveria për të krijuar një klimë agresive për të shmangur elektoratin gri që të mos hedh votën. E jona është për të nxjerrë njerëzit në votim “, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi është i renditur i 10 në listën e Tiranës për PD, ndërsa shprehjet se në këtë qytet PS do të pësojë disfatën më të madhe. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 16/03/2021 00:49

    Po e tha ky Kerriçi zeri se u be se ky i merr vesh mire gjerat

    Përgjigju
  • Endri: 15/03/2021 21:50

    Vazhdoni keshtu se vetem nder i beni atij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani