250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në shtëpi e zyrë/ Arrestohet Edvin Prifti! Denoncimi si i drejtonte mjeku pacientët drejt privatit: Thuaji do të operohesh me mua

Me kërkesë të SPAK, kardiologu Edvin Prifti është arrestuar në sallën e gjykatës së posaçme këtë të shtunë. Arrestimi i tij u kërkua nga prokurori Altin Dumani i cili në seancë shtoi edhe akzuën e pastrimit të parave ndaj kardiologut të njohur. Në shtëpinë dhe zyrën e tij policia dy ditë më parë sekuestroi një shifër rekord në vlerën e 380 mijë euro cash, por doktori tha se paratë i kishte nga puna dhe shit-blerja e pronave.

Apelim të vendimit parapalmëroi dhe avokati i mjekut Henrik Ligori. Për dy infermieret u la masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra. Arrest me burg u dha edhe ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, ndërsa avokati i saj Ardian Visha e cilësoi vendim të paligjshëm.

Ndërkohë për avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren Manuela Mallkuçi dhe 7 të arrestuarit e tjerë të cilët në një skemë kriminale do lironin nga burgu Sajmir Petanin, masa mbeti e njëjtë, arrest në burg.

Për plot 5 muaj SPAK hetoi dhe përgjoi këtë grup kriminal, ku në një sërë provash ishin bisedat e tyre, paratë në formë rryshfeti, vendimin për ulje dënimi të Petanit si dhe provat e sekuestruara në banesat reciproke.

Pas arrestimit të mjekut, në rrejtet sociale ka nisur të qarkullojë edhe një audio ku ai dëgjohet teksa flet me pacientë duke u kërkuar të shkojnë në spital privat.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Flet avokati i mjekut Prifti: Nuk është i detyruar që të deklarojë pasurinë, pacienti ka pasur vetë dëshirë t'i japë para! Vendimin do ta apelojmë

Avokati i mjekut Ligori ka deklaruar se do të apelojë vendimin për arrestimin e Edvin Priftit.

'Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë. Fakti që mbahen në shtëpi, nuk është një vepër penale. Z.Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron që të tregojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes, ku janë këto para të pastruara?! Nëse prokuroria ngre hipotezën se këto para do ti pastronte, ngre akuzën, por nuk ka asnjë provë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do ta apelojmë.'- tha Ligori.

Ora 14:30
Denoncimi/ Mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua (AUDIO-PËRGJIMI)

Një audio e publikuar në rrjetet sociale, jep një nga moment se si mjeku Edvin Prifti i drejtonte pacientët drejt privatit në kohën e pandemisë. Me argumentin se QSUT-ja është e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira. 

“Ka ardhur urdhri që të mos bëjmë operacione dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë ose që ta çojmë pacientin në shtëpi dhe kur t’i vijë radha,. Se mund të bëjmë operacionin dhe infektohet me virusin e ri, ne në kushtet aktuale, këto kemi, kështu që do të mbetet kur t’i vijë radha. Versioni tjetër është që nëse do të japësh zgjidhje, por jo në QSUT. Është infektuar i gjithë spitali, pacientë të gjithë. Ose mbetet të shikosh një alternative ku ta përballosh në privat, por të duash të jap një numër celulari që të interesohen, nëse shkon në një spital provat dhe i thua dua të më operoj operoj profesor Edvini prap unë ta operoj, por e operojmë në kushte të tjera. Më kupton. Nëse do me e bë, bëje atje. Ja ta jap numrin e asaj vajzës që është te spitali privat dhe interesohu, vij unë mos ki merak. Po të jap numrin e telefonit që të informohesh se brenda çmimit ato kanë të vijnë ta marrin me ambulancë me të gjitha dhe do u thuash që dëgjo më tha profesori, se janë në një periudhë që kanë bërë zbritje ato, mundohu që të kursesh sa më shumë, këtu vër diskun e koronografisë, që të mos e bësh edhe një herë atje koronografinë, thuaj doktorin këtu kam kopjen e diskut, se po ta bësh nga e para kushtojnë 850 euro, dhe thuaj profesori më tha që keni bërë një zbritje dhe po re dakord mos e zgjat, merre shpejt dhe çoje”, dëgjohet mjeku teksa bën pazar me një prej pacientëve.

Ora 14:15
Arrestohet mjeku Edvin Prifti

Arrestohet mjeku Edvin Prifti

Ora 13:54
Prifti i përgjigjet Ramës: Kryeministri tha që isha arrestuar, jam totalisht i pafajshëm! Do të preferoj që prangat të mi vinte media, do të ishte më simpatike

Mjeku Edvin Prifti në një prononcim të shkurtër për mediat pas seancës së zhvilluar gjyqësore ditën e sotme ju përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama.

'Unë sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës, ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit ku thoshte se unë jam arrestuar. Një regjistrim i bërë dy orë më para dhe të gjitha pyetjet mund tja bëni kryeministrit pasi unë tani jam i arrestuar apo jo?!'- tha Prifti.

Ju jeni i njohur për pikëpamje të djathta?

Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, janë thellësisht demokratike dhe liberale në funksion të popullit tim Republikës dhe në funksion të asaj që ne duam të ndërtojmë.  Mendimet e mia i kam të shprehur dhe duhet që çdo intelektual ta bëjë. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara, mendimet e tyre, strategjitë e tyre pastaj ky është një problem i tyre. Jemi në fushatë elektorale. Unë do të preferoj që prangat të mi vinte massmedia, do të ishte më simpatike për të gjithë popullin.'- tha Prifti.

Ora 12:27
Rama reagon për pezullimin e mjekut të QSUT-s: Lajm shumë i mirë, ka pasur një denoncim nga drejtori i spitalit

TIRANË- Për mjekun e QSUT-së, Edvin Prifti, të cilit SPAK i gjeti mijera euro në banesë, pas kontrollit që u bë pasi doli në nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ka pasur një denoncim edhe nga drejtori i QSUT-së.

Kështu bëri me dje kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si lajm shumë të mirë për sistemin e drejtësisë, faktin e hetimit ndaj mjekut,

'Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem, të cilin tha shikojeni nuk jam unë që ta provoj por shikojeni është nuk është.

Kështu gjërat fillojnë dhe vijnë hap pas hapi, nuk ka formula magjike, asnjë mundësi që gjërat të bëhen në kohën e nevojshme dhe mbi të gjitha pa vetëdijen që nuk bëhet dot ajo që s’është bërë me vite e vite duke përsëritur të njëjtën gjë. Sa herë të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të tjera.'- tha Rama.

Ora 12:01
Avokati i mjekut Edvin Prifti: Goditje në prag fushate! Paratë i ka të fituara ndërkombëtare! Të lihet në detyrim paraqitje

 

Avokati i Edvin Priftit, Henrik Ligori shprehet se 220 mijë eurot e gjendura në shtëpinë e tij janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”, tha Ligori.

Për këtë arsye avokati ka kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra, por që të jetë në detyrim paraqitjeje. Ai kërkoi që të rrëzohet kërkesa për burg.  

Ora 11:40
Flet mjeku Edvin Prifi: Punoj në shtet dhe privat, s’kam fshehur asgjë! Kam operuar mijëra shqiptar

 

Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur Prifti në sallën e gjyqit. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar", tha ai. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 14/02/2021 16:03

    Keto legena nuk kane dhemsuri...Haku i fukarenjve qe kane marre leke borxh per tu dhene ketyre do ti zere nga i pari tek i fundit..

    Përgjigju
  • €€€€€€€€: 14/02/2021 13:01

    Ky doktorri burgun e ka akullore ,ky duhet te varet tek sheshi skenderbeu.

    Përgjigju
  • dulja: 14/02/2021 06:01

    avukati i Priftit thote nuke eshte i detyruare te deklaroi pasurine po pere te marre leka nga pacientet efukarenjte i detyruare eshte

    Përgjigju
    • Il marchese: 14/02/2021 12:51

      @Boti...... qënke një cop gomari ti, me pedigree. Nga kush botë e botë korupsioni i ditëve të sotme u bënka me stilinin e langaraqit, duke i kerkuar njerzve parat. Atë lloj korupsioni e bëjnë njerëz që kan edukimin shkollor të livelit tënd, që prek dhe nuk prek sipërfaqen e çementos. Sot këto lloj fundrinash të cojn në konditat që t’ja kesh nevojën dhe t’ja kerkosh ti dhe madje, madje po te bëjn një nder që për një shërbim që ty të takon ta marrësh në shtet ai po të sorrolat dhe po të kref dhe paret në privat. Pastaj si nuk u lodhet ju: kokrrat e “injorantëve funksional” që hapni goj dhe pëllisni si gomari vazhdimisht. Hajde para se të flasesh here tjetër mbaje frumen 30sek dhe jam i bindur që ndonjë neuron do kaloj dhe te truri jot dhe do të këshilloj, që të na i kursesh idiotsin që do thoje.

    • Boti: 14/02/2021 10:33

      Cilat leke mor tqr...kush e ka faktuar kete..edhe ne audion qe prezantohet ai nuk i kerkon gje pacientit. Perkundrazi eshte pacienti qe pavaresisht anullimit te operacionit ne shtet, vazhdon kembengul me dashakeqesi qe ai ti jape alternativen e operimit ne privat. Ikni tju operoje Rama me shoke tani. Debil popull.

  • Jani: 14/02/2021 02:12

    Nuk kane faj doktoret qe marrin para,,kane rroga te uleta dhe ketu e ka fajin qeveria e 30 viteve,,,beja rrogen doktoreve 4 milion leke ne muaj dhe po mori leke shkarkoje,,..megjithese dhe ne USA kirurgu merrte dhurata te vogla,,me ka ndodhur mua,,edhe me kete ervin priftin kam nje rast ne spital,, i ka bere koronografine babait tim dhe nuk me kerkoi asnje leke,,i jam mirenjohes,,, se eshte nje doktor i shkelqyer,,,dhe te tille doktore i kemi me gishtat e dores,,,e duam priftin ne SPITAL se kemi pleq ne shtepi,,jo neper burgje kot...

    Përgjigju
  • populli: 14/02/2021 01:25

    Kurbani i shendetesise... Po keni popullin deshmitar si i kane rrjelur keto 30 vite si gjygjtaret ashtu dhe mjeket... Te me fali 2% i budallenjve qe ska mar lek..

    Përgjigju
    • Populli: 14/02/2021 10:37

      Po si i ben bashke ata qe lirojne kriminele me ata qe sherojne? Race me te poshter e sovjetike se neve nuk besoj se gjen. I Plasi zilia punetorit te ndertimit se ben doktori para te mire. Mortjaaa me gjithe kovaçane e marangoze qe gjykojne. Shpresoj pasi te lirohet Prifti te mos jesh nga te paret qe te te duhet nje vizite..

  • Iris: 14/02/2021 01:00

    Me ato diplomime te shkelqyera dhe me medalje ari,ky doktori shume mire mund te kishte punuar ne Itali,mjafton te nxirrte license ,mund te kishte hapur dhe klinike private,por nuk vazhdoi,sepse vendosi te kthehej te punonte ne Shqiperi.E beri nga dashuria per popullin e atdheun? Nuk e besoj.Mendoj se e beri nga dashuria per lekun,ne Itali nuk do kishte dore te lire,nuk do te bente ato fitime qe beri ne Shqiperi.Fitime do kishte,por jo fitime nen dore.

    Përgjigju
  • Ops: 13/02/2021 21:34

    Aman politikanet mos i prekni se populli k shqipetar sduron dot

    Përgjigju
  • Joris: 13/02/2021 20:40

    Doktorat, gjykatsit, avokatet, biznesmenat, jane zanatet me te korruptuar.

    Përgjigju
    • XXXX: 13/02/2021 20:59

      O usta, avokati dhe biznesmeni jane privat, nuk marin lek nga taksat e qytetarve dhe nuk kane ca korrupsioni te bejne.

  • Mondi Itos: 13/02/2021 20:31

    Nuk duhen te pergjithsohen te gjithe mjeket me kete horrin ketu.Ka mjeke te nderuar si psh Besnik Elezi ne Vlore qe kurre nuk mer leke eshte njeri shume uman dhe kur i fusin ndonje lek ne xhep me vrap i dorzon ne kishe

    Përgjigju
    • Vlora: 14/02/2021 10:40

      Po ke horr mor debil? Dr.Besua eshte njeri i mire ne specialitetin e kirurgjise se barkut. Po ca krahason ore barkun me zemren?? Apo te plasi ty, futi nje koment sa te na vije radha per bypass koronar.

  • $$$$$$$: 13/02/2021 20:04

    Te gjith doktorrat ne shqiperi duhet te pushohen nga puna dhe te zvendesohen me doktorra nga vendet e tjera te botes ..doktorrat shqiptar jan shtresa me e ulet e shoqerise.

    Përgjigju
  • Hahaha: 13/02/2021 19:36

    Shko te kasa thot se atje behet me euro 850 € disku as ne privatin ne gjermani seke ket cmim fushat korje shirje ne kater stinet edhe pa pik turpi jam ipafajshem pake po ka mar cmim dhe ne Amerik per sinetllik

    Përgjigju
  • dani: 13/02/2021 18:25

    Shikoni sa idjot eshte ky komentusi qe ka shkruar me emrin NERI..... O sa idjote qe ka ky vend...

    Përgjigju
  • meri: 13/02/2021 18:24

    Une e thash edhe nji here tjeter,"Peshku eshte qelbur nga koka":Nji vrejtje per ju zoterinje Gazetar qe,punoni pa Maske e pa respektuar distancen,ne nji kohe kur situata eshte alarmante nga perhapja e Virusit.Si ka mundesi qe jeni kaq te pa ndergjegjshem ?...

    Përgjigju
  • ymeri: 13/02/2021 18:22

    Ky eshte nje krim i organizuar, ky eshte nje hajdut gjigand dhe nje vrases, kush nuk paguante shkonte per lesh....

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 13/02/2021 18:21

    Dy probleme:-shihet leme me fjalen dhurate.Ndaj duhet te dallohet dhurate nga detyrimi,cmimi per punen e bere.ne rastin konkret nuk eshte dhurate.Eshte detyrim.kaq cmimi i doktorrit,kaq cmimi i infermieret.Mos beje njeri te paditurin.Kjo eshte metode pune ne cdo spital.Nje pyetje,si u bene me klinika 2-3 kateshe keta doktorre.?Se dyti,duhet te disiplinohet puna e mjekeve.psh.dr.petrela,la konkrete te paralizuar qe punon te shteti,po per spitalin amerikan 3 a ka konkrete te paralizuar?Po keshtu edhe dr prifti per punen ne klinike private.po te ishte kaq i ndershem,Petrella e bente si prof dok.francez Moro.pyeteni dhe ai e di kush eshte.ose dr prifti ,meqe ka punuar ne Itali e di fare mire si veprohet ligjerisht ne itali per te punuar mjeku i spitalit shteteror ne spitalin provat.Madje ,nga pervoje ime ne spitalin tirone di Trento,per viziten private edhe pagese e prenotiamo u ne ne ate kase ku behen prenotime e spitalit shteteror.pra ,direkt ,ose me telefon,pagese nuk i behet doktorrin ne dore.cmime nderkombetare?kush ka marre para kesh ne cmimet nderkombetare?Shitblerje prone?Edhe nje malin e po ta bleah 500 euro ,do te behet akti i kalimin te pronesise,regjistrim per pronari e ri ,etj.etj.Ai eshte grumbullim para ne e siguruar ne menyre te paligjeshme.thote vete,ka operuar mijra.sa para i ka marre ketyre mirava?Beni llogarite dhe del shuma e qarte 380 mije euro.

    Përgjigju
  • vera: 13/02/2021 18:01

    MOS SHIT SHUME PORDHE O ERVIN PRIFTI,,,SE TE ARRESTON KUR TE DUASH TI EDI RAMA,,,KE MARRE PARA SI TE GJITHE DOKTORET E TJERE,,,,SHTETI DUHEJ TE KISHTE FRENUAR DHENIEN E DHE MARJEN E PARAVE NGA DOKTORET ,,,ME GJOBA....

    Përgjigju
    • XXXX: 13/02/2021 21:02

      Ja ky eshte frenimi mw burg.

  • Neri: 13/02/2021 17:51

    Kshu si po vete puna do ngelet Spitalet Shteteror ose pa mjek ose me mjek të paaft, Aghere të na rroj Spitali Amerikan që e pago 5000 euro me faturr Tvsh

    Përgjigju
    • XXXX: 13/02/2021 21:01

      Ka plot mjek te mire e te ndershem. Mos jua qaj hallin ti loqe.

  • Reku: 13/02/2021 17:42

    Avokat, s'ka detyrim te deklaroje pasurine, por ama ta justifikoje e ka detyrim. Plus, prokuroria s,di si do ta vertetoje pastrimin e parave, kur mjaftonte ta akuzoje per fshehje te ardhurash. Se kur akuzon shume lart, te shfryn gjykata.

    Përgjigju
  • Tani: 13/02/2021 17:02

    Te te mbroje riku mekaniku apo burri i shegushes ptu ptu

    Përgjigju
  • Xxx: 13/02/2021 16:27

    Cili eshte ai pacient qe paske qef vet te japi 2000 apo 4000 euro? Opo kta sjane ne terezi fare nga mendja. Ky legeni nese do te mari lek, le te punoje privat dhe atje te beje cet doje por jo ne shtet, atje ku cdo gje e paguan shteti dhe ky mer rrogen dashke dhe rryshfet legeni.

    Përgjigju
  • Bravo: 13/02/2021 16:15

    Tipik fytyr rrobqiri ky mjeku.Goj arapash.Ne burg qenin

    Përgjigju
  • zara: 13/02/2021 15:04

    Kjo është e habitshme, edhe pse është kapur me presh në dorë, thonë mos hidhni baltë, dhuratën ja kanë dhënë pacientët. Unë do e kisha për turp të merrja para kur në muaj marr një rrogë e jo të vogël. Këta që kapen me presh thonë se Edi Rama urdhëroi, duan ta fusin veten në ata që politika i gjuajti. Ajo që bën muuuu... s'ka lidhe me politikën. Di t'ju them se jam operuar dy vjet më parë, kam paguar vetëm tarifën që jep tek recepsioni që është 20 euro, kur poltësohet një farë shume, për një vit mjekohesh falas. Pra kur do operohesha kisha detyrim të paguaja vetëm 5 euro. Gjithshka shkoi mirë, për fat, dhe kur pata kontaktin e parë me mjeken që më kish operuar, ishte 6 muaj pas operacionit, fundi i viti 2019, mora me vete një shishe uzo, 200 ml, dhe ja dhurova. U gëzua shumë dhe më falenderoi duke me thënë se do e hap dhe do ngre një gotë për vitin e ri. Kaq ishte dhurata. Dua të theksoj një gjë: Unë paguaj 32% të pagës që marr taksa e tatime në shtet, diskutohet se është shumë, por kur unë vetë e provova them që i kanë hallall. Dhe të gjithë në Suedi paguajnë, duke e ditur se ato hyjnë në buxhet për t'i shërbyer shtetasve.

    Përgjigju
    • Loni: 13/02/2021 17:48

      Ca krahasimi na bën me Suedin që nuk krahasohen shum vënde të Europes, Nuk ka lidhje me Shqipërinë thjesht sistemi eshtë ndertuar në atë mynyr qe te bëhet norm dhe ai rrushfeti duket shum normale sidomos në punë si doktorr

  • Vlora: 13/02/2021 15:02

    Te gjithe mjeket marrin para dhe jane hajduter,po su dhe lek te lene te vdesesh,mjere shqiptarwt per kete sistem shendetesor.Mjeket jane bandita e them me bindje te plote.E kam kaluar ne kurriz se cfare plehrash jane

    Përgjigju
  • Stak: 13/02/2021 15:01

    Ky palomjek gjakpires qe i shikon te semuret nga leket ka fytyre edhe kerkon te tregoje gjasme ndeshmeri.ptu fare e keqe. A ke fytyre per ata qe u ke kerkuar euro dhe lek per operacionet e tua.gjakpires dhe i pafryre me lek.ishalla te dalin nga hundet leket qe ke mare ngabte semuret e gjore.

    Përgjigju
  • Tirona: 13/02/2021 14:56

    Me plot gojen e them qe ky mjeku eshte KRIMINEL

    Përgjigju
  • Doke: 13/02/2021 14:55

    Je nje mjek i zoti por ke mar lek sa nuk ke dit ku ti cosh prandaj leri dokrrat e tjera.

    Përgjigju
  • Xaxi: 13/02/2021 14:52

    Ky eshte nje gjobvenes. Mos e quani mjek. Kam dy eksperienca personale te hidhura me te. Cdo operacion me leke. Plehre njeri.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 13/02/2021 14:24

    Punë Te mbarë SPAK!!!

    Përgjigju
  • qyterai: 13/02/2021 14:12

    O hajdute te ndyre edhe kur kapeni me presh ne duar e mohoni? Bravo ju qofte. Urojme qe Spak te mos e haje se imagjinoni qe cmimet nderkombetare te jepen me para cash me valixhe dhe ky Prifti i mijera eurove ti ruaje poshte dyshekut. Jazek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i rënduar në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme

Trafiku i rënduar në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme