Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot (4 korrik), Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokument që shënoi lindjen e shtetit amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi këtë ditë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke theksuar simbolikën e Statujës së Lirisë dhe lidhjen historike mes dy vendeve.

“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Edhe presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale përcolli urimet për SHBA-në. Ai theksoi se Shqipëria vlerëson miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Dita e Pavarësisë konsiderohet një nga festat më të rëndësishme kombëtare në SHBA dhe simbolizon vlerat mbi të cilat u ndërtua vendi.

Në SHBA janë organizuar ceremoni shtetërore, parada, koncerte, aktivitete kulturore dhe shfaqje me fishekzjarre, ku pritet të marrin pjesë miliona qytetarë.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:28
Ambasada amerikane në Tiranë: Gëzuar SHBA, festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

1781464781_ambasadaeshba.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë.

Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet në një postim në rrjetet sociale.

“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.

Ora 08:31
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

1783146786_1758953746bajrambegajdonaldtrump.jpg

Presidenti Bajram Begaj, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.