27 vite burg në kohën e komunizmit, Ramazan Leka: Të më njihen vendet e punës

Ramazan Leka 82 vjeç nga fshati Borizanë i Krujës jeton në kushte tepër të rënda, i pa martuar dhe pa fëmijë. Festat e fundvitit po e gjejnë atë të mbytur në vetmi e në skamje për shkak të burokracive të shumta.

Jeta e tij është nje vuajtje e vazhdueshme pasi në kohën e komunizmit ai u dënua dhe vuajti një dënim prej 27 vite burg duke punuar nëpër minierat e kromit dhe të bakrit. Të ardhurat mujore të tij arrijnë në 55 mijë lekë të vjetra të ardhura këto nga një pencion social.

Sorollatjet e shumta burokratike prej vitit 1992 e deri tani kanë bërë që Ramazani të mos marrë asnjë qindarkë.

Përsa i përket pensionit social ai duhet të merrte 7160 lekë por merr vetëm 5500 pasi pjesën tjetër ia mbajnë për qiranë e tokës që ai nuk disponon.

Natyrisht këto të ardhura atij nuk i mjaftojnë për të përballuar jetesën duke filluar nga ushqimi e ilaçet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë lëkure.

Asnjë lloj feste. Po vuaj më shumë se kur isha në burg në kohën e Komunizmit. Atje të paktën një lugë supë e kisha dhe shkoja bëja normën e detyruar. Për ne nuk pyet njeri. 

Ramazan Leka

Ramazani kërkon nga shteti që t'i njihen vitet e punës kur ishte në burg dhe puna nëper miniera, në mënyrë që dhe këto pak vite që i kanë mbetur ai të jetojë denjësisht e pa borxhe e sakrifica.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri