COVID-i 'nuk frenon'! 281 raste të reja dhe 3 viktima! Gjykata e shkallës së parë në Elbasan 'futet' në karantinë! Mbyllet dhe Reparti i Radiologjisë në Berat! Infektohet mjeku!

COVID-i 'nuk frenon'! 281 raste të reja dhe 3 viktima! Gjykata e shkallës së parë në Elbasan 'futet' në karantinë! Mbyllet dhe Reparti i Radiologjisë në Berat! Infektohet mjeku!

Tabela e përditësimit të rasteve me COVID dhe spitali Infektiv në Tiranë

TIRANË- 3 humbje jete me COVID-19 janë regjistruar këtë të diel në vendin tonë, duke çuar në total numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë  në 451. Vijojnë të mbeten shumë të larta rastet pozitive të konfirmuar brenda një ditë, ku mësohet se si rezultat  1276 testime kanë rezultuar me COVID 281 qytetarë. Tirana është Bashkia më e prekur, për t'u ndjekur nga Korça, Fieri dhe Elbasani.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Teksa numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të shërtuarit. Sot kanë fituar betejën 70 qytetarë. "Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Situata vijon të paraqitet e rëndë në dy spitalet COVID. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për respektimin e masave. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën", bën apel ministria.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki
151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier, 
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 281
Të shëruar ne 24 orë 70
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,276

Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3281
Durrës 653
Shkodër 452
Fier 383
Korçë  397
Lezhë 338
Elbasan 279
Vlorë 233
Berat 191
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 77

Tabela e përditësimit të rasteve me COVID 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Gjykata e shkallës së parë në Elbasan në karantinë! 3 punonjëse me COVID! Mbyllet dhe Reparti i Radiologjisë në Berat! Infektohet mjeku! Punonjësit në pritje të përgjigjes së tamponit

Gjykata e shkallës së parë në Elbasan "futet" në karantinë kjo pasi 3 punonjëse të sekretarisë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, më konkretisht përgjegjësja e zyrës me qytetarët dhe 2 sekretare. Gjykata do të qëndrojnë e mbyllur për të paktën dy javë.

Ndërkohë edhe në Berat është mbyllur Reparti i Radiologjisë. Kjo sepse një mjek është infektuar me COVID, ndërkohë që dy të tjerë janë karantinuar në banesë, pasi kanë pasur kontakte me mjeku. Pjesës tjetër i është bërë tamponi dhe janë në pritje të përgjigjeve. Mësohet se mjeku radiolog është karantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë edhe pse prej 5 ditësh ka shfaqur probleme. Aktualisht punon vetëm skaneri.

Ora 20:34
Rritet bilanci i mësuesve të prekur me COVID, konfirmohet pozitiv dhe 7 të tjerë në Elbasan

Bilanci i mësuesve të prekur me COVID-19 sa vjen dhe shtohet. Sot janë konfirmuar pozitiv 7 mësues. Një është regjistruar në Bashkinë e Cërrikut dhe 6 të tjerët në Elbasan.

Ora 20:05
Dy polic me COVID në Elbasan, efektivi i forcave 'Shqiponja' dërgohet në Tiranë

Dy efektivë policie janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se janë infektuar me koronavirus një oficer policie dhe një efektiv i forcave 'Shqiponja'. Gjendja shëndetësore e këtij të fundit është paraqitur më e rëndë, e për pasojë mësohet se është dërguar në spital në Tiranë.

Ora 15:09
Infektohet me COVID19 mësuesja në Gjirokastër, kishte udhëtuar në autobus me kolegë të tjerë

 Një mësuese ndihmëse në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në Libohovë rezultoi pozitive me koronavirus.

Sipas informacioneve për Report Tv, ajo nuk është paraqitur në shkollë që prej të mërkurës.

Mësuesja ndihmëse ka udhëtuar në autobus edhe me mësues të tjerë. Nesër do t'u bëhet tamponi mësuesve që vijnë nga Gjirokastra, por edhe nxënësve dhe familjes së mësueses.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kape: 19/10/2020 12:19

    Sa me shume testime aq me shume raste kjo dihet. Po te beheshin para 4 muajsh mbi 1000 testime ditore numri i rasteve afersisht sa eshte sot do ishte. Kjo ministria e shendetesise a e di qe ne dimer ka dhe infeksione te tjera, pervec covid. Si numerojne covid te numerojne dhe semundjet infektive te tjera qe jane ne dimer. Apo ketu jane tenderat.

    Përgjigju
  • One: 18/10/2020 21:40

    Cfare sherbimi mjekesor ju jepet ketyre ne administrate publike qe infektohen gjate sherbimit? Po te investigoni do gjeni skandal qe keta lihen ne meshire te fatit dhe harxhojne miliona per tu kuruar. Njerez me rroga minimale qe kane paguar taksa gjithe jeten dhe nderkohe qe rrezikojne shendetin per ti sherbyer njerezve lihen ne goje te korrupsionit kuceder te mjekesise. Mjaft i mbushet njerezit me propogande shikoni me afer se ai vend sa vjen e behet me keq.

    Përgjigju
    • Artani: 18/10/2020 23:11

      Ke thene nje te vertete dhe kaq! Taksat e popullit vidhen e shperdorohen. Kene 30 e kusur vjet qe keshtu veprohet. Banda ne pushtet e ka mendjen ti lepihet padronit kryeminister, jo tju sherbeje qytetareve. Kjo eshte pak por e vertete.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit