29 vjetori i gazetës ‘RD’, Basha: Beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë

29 vjetori i gazetës ‘RD’, Basha: Beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë

'Gazeta e parë që i hapi rrugën fjalës së lirë në Shqipëri', kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Gazetën 'RD', në urimin e tij për 29 vjetorin e kësaj gazete.

“RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare”- shkruan Basha ne mesazhin e tij, postuar ne FB. Sipas kreut të Partisë Demokratik tashmë viti 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë.

Sipas Bashës ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë. 

"Me 5 janar 1991 doli numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, e para gazetë opozitare me diktaturën komuniste, pas afro 50 vitesh censure dhe shtypi të kontrolluar nga partia-shtet. RD” ishte vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane. 

Natyrisht, RD-ja ishte më shumë sesa një gazetë, ajo ishte realizim i një misioni, rikthim në vlerat se e vërteta duhet thënë e se lajmësi është i paprekshëm. Bashkuar me vlerën botërore dhe të pakohë se Në Fillim Ishte Fjala, dalja e RD-së ishte njëkohësisht përmbushje misioni, por edhe nisja e një faqeje të re në historinë e shtypit shqiptar, historia e shtypit të lirë në Shqipërinë e pas-Diktaturës.

RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare. 

Tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s. 

Kauzat e mëdha kanë nevojë për tribunat e duhura dhe për lirinë që ofrojnë këto tribuna. Asnjë kauzë nuk mund t’ja dalë nëse media zbaton censurën dhe autocensurën. Dhe pikërisht, këto kauza të mëdha që gjetën lirinë e tyre në faqet e numrat e parë të Rilindjes Demokratike janë shembulli më i mirë i kontributit që jep fjala e lirë dhe media në zhvillimin e një shoqërie.

Mirënjohje e pashuar të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë.

Por 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë. 

30 vjet pas Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe lëvizjeve të tjera të ngjashme që shembën Perden e Hekurt që ndante dy anët dhe dy botët e kontinetit, shembuj të hidhur na rrëfejnë si fitoret e lirisë së fjalës, e lirisë së votës nuk janë të sigurta. Ato nuk janë të përjetshme dhe për t’i ruajtur, duhen përpjekje dhe beteja të përditshme.

Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medias në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale. Nuk është më vetëm presioni i organizatave kriminale në rrugë, nuk është më vetëm autocensura që vjen për shkak të kësaj klime. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë.

Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione, kanë uzurpuar parlamentin dhe prodhojnë ligje anti-shtyp.

Kundër lirisë së medias sot është rreshtuar një qeveri e dështuar, armike e interesit publik, shërbëtore e një grushti oligarkësh, prodhim i manipulimit kriminal të zgjedhjeve.  

Stafi aktual i Rilindjes Demokratike, si dhe gazetarët që angazhohen mes shumë vështirësive në shtypin e shkruar, atë televiziv si dhe në portalet e ndryshme informative, e kanë të qartë rrezikun që vjen me formën e ligjeve anti fjalë e lirë.   

Mes gjithë kësaj panorame të zymtë ,spikat një lajm i mirë, lajmi se të gjithë gazetarët, të RD-së dhe shumicës së mediave, janë të bashkuar në një front dhe po bëjnë çmos, me të gjitha mundësitë që kanë, të ndalin revanshin autokratik kundër fjalës së lirë.

Ky bashkim vullnetesh tashmë ka edhe miq ndërkombëtarë, prandaj edhe ëndrrat e armiqve të dukshëm e të padukshëm të fjalës së lirë janë të parealizueshme.

Sigurisht, në këtë betejë, pesha kryesore u takon njerëzve të medias dhe intelektualëve të fjalës, opozitës dhe të gjithë atyre që kanë akses në jetën publike. 

Ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë.

Edhe sot, beteja për fjalën e lirë është një mision, dhe stafi aktual i Rilindjes Demokratike, ashtu si edhe shumica dërrmuese e komunitetit të gazetarëve, intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të Shqipërisë, është në anën e duhur të historisë.

Duke uruar për 29-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, uroj njëkohësisht të gjithë komunitetin e gazetarëve për përkushimin e tyre dhe shpreh bindjen dhe besimin se media në vend do të jetë frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane si ajo që përshkroi Rilindja Demokratike që në ditët e para të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KRIMINELI LYL: 06/01/2020 10:59

    Lyli ka vrar ka vjedhur e gjith kohës lef pa pushim. Po pse vjen kjo gjë kjo vjen se ska komb solid që ti tregoi vëndin këtij qeni bastard rrugësh kriminel hajdut zari i qenit malok salhe. Po është një fjal e urt siç ka kokën i vihet kapelja. Pra dhe populli Shqiptar e meriton këto lloi bastardësh të tipit: qeni salhe , flamur noka pa bisht , nard IDJOT ndoka, jevgu me duart me gjak fatmir mediu e tipa si ed paloqe. I GËZOFSHI E I PAFSHI HAJRIN KTYRE MONSTRAVE.

    Përgjigju
  • SHAL NGJITI: 05/01/2020 18:26

    O lyl shal ngjiti fjal e lir do thot demokraci e vërtet o lyli ibret. Ti vrave e vodhe e për zot si dole. Po prit se SPAKU ska me vonu o lyli shal ngjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë