Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 3-0 me West Hamin për javën e 28-të dhe të prapambetur në Premier League. Tanimë djemtë e Guardiolës edhe me një ndeshje më pak janë në krye të Premier League, duke qenë me një dorë te titulli kampion për vitin e dytë radhazi. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 50-të Ake hapi duelin pas asistit të Mahrez. Haaland në minutën e 70-të shënoi golin e dytë, teksa tri pikët i vulosi Foden në të 85 minutë. Me 79 pikë, City qëndron në krye të renitjes me një pikë më shumë se Arsenali. "Qytetarët" kanë edhe një ndeshje më pak.