Premier League ka zhvilluar dy ndeshjet e prapambetura për javën e 28-të. Në "Etihad", Manchester City triumfoi 3-0 me West Ham. Në "Anfield", Liverpooli fitoi 1-0 me Fulhamin falë golit të Salah.
Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 3-0 me West Hamin për javën e 28-të dhe të prapambetur në Premier League. Tanimë djemtë e Guardiolës edhe me një ndeshje më pak janë në krye të Premier League, duke qenë me një dorë te titulli kampion për vitin e dytë radhazi. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 50-të Ake hapi duelin pas asistit të Mahrez. Haaland në minutën e 70-të shënoi golin e dytë, teksa tri pikët i vulosi Foden në të 85 minutë. Me 79 pikë, City qëndron në krye të renitjes me një pikë më shumë se Arsenali. "Qytetarët" kanë edhe një ndeshje më pak.
Në "Anfield Road", Liverpooli fitoi 1-0 me Fulhamin për javën e 28-të në Premier League. Sfida e prapambetur u vendos nga goli i Salah në minutën e 39-të të ndeshjes me penallti. Në pjesën e dytë nuk pati histori, me djemtë e Klopp që shkojnë në kuotën e 59 pikëve në vendin e pestë.
Renditja:
Erling Haaland nuk ka të ndalur. Me golin e realizuar kundër West Hamit, norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andy Cole dhe Alan Shearer Shirer dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League në Angli.