Sot 3 viktima dhe 165 raste të reja me COVID-19! Infektohet Kryebashkiaku i Librazhdit dhe mjekja, mbyllet reparti i Neurologjisë në Berat

Sot 3 viktima dhe 165 raste të reja me COVID-19! Infektohet Kryebashkiaku i Librazhdit dhe mjekja, mbyllet reparti i Neurologjisë në Berat

3 viktima dhe 165 qytetarët të prekur me covid kanë rezultuar në 24 orët e fundit. Nga  960 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur me COVID-19 në ndara sipas zonave: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19,  një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID19.

"Në ambientet e hapura dhe të mbyllura duhet të vendoset detyrimisht maska ose barriera mbrojtëse. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID-19", thuhet në apelin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)

Raste të reja ditore    165

Të shëruar ne 24 orë   102

Humbje jete në 24 orë  3

Testime ditore               960

Testime totale          97703

Raste pozitive         15231

Raste të shëruara     9406

Raste Aktive            5409

Humbje jete              416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          2823

Durrës         563

Shkodër      401

Korçë           280

Lezhë          269

Elbasan       215

Fier             244

Vlorë            194

Kukës          147

Berat            139

Dibër            75

Gjirokastër   59

Tabela e përditësimit për 10 tetor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Me COVID mjekja nga Durrësi, shkoi në Berat nga mungesa e specialistëve - mbyllet neurologjia

Reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit është mbyllur, pas rezultimit positive me COVID të një mjeke neurologe të spitalit. Vendimi është marrë nga drejtoria e Higjienës, ndërsa janë  karantinuar 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti. 

Mjekja jeton në Durres dhe ishte kontraktuar për të punuar 3 ditë në javë ne spitalin e Berati për shkak të mungesës së mjekëve specialist

Ora 10:39
Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra infektohet me Covid-19

Kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra infektohet me Covid-19.

Ai është vetëkarantinuar në banesën e tij teksa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Kryebashkiaku socialist ka anuluar të gjitha takimet e tij ndërkohë që puna në bashkinë e Librazhdit vijon normalisht.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë