3 viktima nga COVID në Shqipëri, 158 raste të reja dhe 140 të shëruar në 24 orë

3 viktima nga COVID në Shqipëri, 158 raste të reja dhe 140 të shëruar në 24 orë

Ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kandë ndërruar jetë si pasojë e Covid 3 qytetarë.

Betejën me COVID, e ka humbur një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Gjithsej janë kryer 905 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

"Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe", njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria shpjegon se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19", deklaroi ministria.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         158

Të shëruar ne 24 orë                      140

Humbje jete në 24 orë                  3

Testime ditore                                  905

Testime totale                   93,926

Raste pozitive                    14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                        5,200

Humbje jete                          403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës                  565

Shkodër               397

Lezhë        260

Korçë    241

Elbasan                 233

Fier                 223

Vlorë     184

Kukës        136

Berat      121

Dibër     80

Gjirokastër   56

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Drejtoresha rezultoi pozitive me COVID, mbyllet kopshti në Korçë

Kopshti nr. 17 në Korçë është mbyllur pasi ditën e djeshme (5 tetor) drejtoresha rezultoi pozitive me koronavirus.

Pasi shfaqi simptoma të virusit ditën e premte (2 tetor) ajo u vetëkarantinuar.

Në këtë mënyrë janë gjurmuar të gjitha kontaktet e drejtoreshës të cilët gjithashtu janë vetëizoluar në banesat e tyre.

Këtë të martë u raportuan 3 viktima dhe 158 raste të reja në 24 orët e fundit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik