Kantautori Dr. Flori (Florian Kondi) u nda nga jeta tre vjet më parë dhe për familjarët, miqtë dhe fansat ai do mbetet i paharruar.

Ditën e sotme bashkëshortje e tij, Blerina ka postuar në Instagram një foto të Dr. Florit me dy fëmijët, e shoqëruar me diçiturën “Sot tre vjet pa babin”.

Në komentet e fotos ndjekësit në Instagram kanë shprehur ngushëllime dhe kanë shkruar fjalë të ndjera për Dr. Florin.

dr flori
(Foto e postuar nga bashkëshortja eDr. Florit)

Doktor Flori u nda nga jeta para tre vitesh në moshën 35-vjeçare.

Ndarja nga jeta e tij përkon në një ditë të shënuar për Tiranën, ditën e Çlirimit.

Kujt nuk i kujtohet kënga e tij “Ku ka si Tirona”?

Flori do të kujtohet gjithmonë për këngët e tij të bukura dhe plot kuptim dhe ne sot zgjedhim ta kujtojmë atë me këngën e tij “Ku ka si Tirona”.