TIRANË- Si sot tre vite më parë, konkretisht 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor...Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti. 5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.
Sot është mbajtur edhe një meshë në Katedralen "Shën Pali", e cila drejtohet nga imzot Georgo Frendo. Sot është mbajtur edhe një meshë në Katedralen "Shën Pali", e cila u drejtua nga imzot Georgo Frendo. Në fytyrën e Nënë Terezës, shohim Zotin, tha imzot Frendo, teksa dha edhe një mesazh për politikanët dhe situatën politike në të cilin ndodhet vendi.
Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kolkata tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.
Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë. Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t'u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t'u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës është përkujtuar përmes një ceremonie të veçantë në kryeqytet. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Toni Gogu bashkë me Nënkryetaren e Bashkisë Anisa Ruseti dhe një grup këshilltarësh vendosën kurora me lule në sheshin që mban emrin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Gjithashtu, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur banderola që përkujtojnë bamirësen e madhe shqiptare ku janë shkruar shprehje të bamirëses së madhe me origjinë shqiptare të cilat janë frymëzim për të gjithë qytetarët e botës.
Nis mesha per 3-vjetorin e Shenjtërimin e Nënë Terezës në Katedralen "Shën Pali". Mesha drejtohet imzot Georgo Frendo, i cili në fund ka dhënë edhe një mesazh për situatën politike në vend.
"Cfarë do na mesojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi i saj për botën e sotme të shohim dinjitetin e çdo njeri pavarësisht mga rraca apo ngjyra. Sot në një shoqëri që po bëhet çdo ditë edhe më shumë anonime. Nënë Treza na tregon se në fytyrën e çdo njeri të shikojmë imazhin e Zotit, dhe atë që bëjmë me një person në nevojë, na bën të shohim fytyrën e Jezu Krishtit. Një tjetër mesazh i saj është që të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë, mos të jemi indiferent.Të angazhohemi për paqe, po përjetojmë një moment tensioni më Shqipëri, le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë gjendje", u shpreh imzot Georgo Frendo.