Arben Dojaka është një prej pacientëve të prekur nga covid-19, që ka kaluar fazën më të vështirë, atë të intubimit. Arbeni, 65 vjeç, prej 30 ditësh i shtruar, ka arritur ta mposhtë sëmundjen dhe gjatë daljes së tij nga spitali COVID 2 falenderon të gjithë bluzat e bardha që e ndihmuan në këtë betejë të vështirë me koronavirusin.
“Unë jam pacient i këtij spitali me ndodhura shumë të mëdha të cilët tanë bënë atë që po shkoj në shtëpi i shëruar. Jam shumë i gëzuar dhe i kënaqur për punën që kanë bërë mjekët e spitalit. Jam falenderues për të gjithë stafin drejtues, nga të gjithë ata që punojnë në shërbimin shëndetësor sidomos në këtë spital që unë e provova. Jam shumë i kënaqur. Ju falnderoj nga zemra dhe paçi edhe ju shanse dhe jetën tuaj sa më të gjatë sepse jeni në shërbimin tonë. Sa më gjatë të jeni ju, aq më shumë jeni në shërbimin tonë”, është dëshmia e Dojakës të dalë nga intubimi.