1591096256_basha.jpg

Në ditën e 8 dhjetorit, kryedemokrati Lulzim  Basha uron me thirrjen e rinisë. 

"Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t'i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!  Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa! 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut - dhe fituan.  Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t'i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa", tha Basha. 
 


Lajmi kryesor:

30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Rama: Vite të jashtëzakonshme për shoqërinë tonë! Basha: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Meta: Koha për restart