300 banesa nën ujë në Shkodër, probleme nga bora në Dibër, 15 shtëpi të shembura në Lezhë

Situata në veri të vendit është mjaft problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë që të bien, por edhe dëborës që ka bllokuar disa zona. Në qarkun e Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur ka arritur rreth 4955 ha, ndërsa mbi 300 banesa janë të rrethuara nga uji.

Brenda qytetit të Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur është 135 ha, ndërsa me prezencë uji ka pasur në mbi 70 banesa. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 200 efektivë të forcave të armatosura, mjete dhe bazë materiale.

Ndërsa në verilindje, në Kukës kanë vijuar reshjet e dëborës. Problem përbejnë rrugët rurale të njësisë administrative Selishtë të bashkisë Dibër, të cilat janë të thuajse të bllokuara pasi ka prani dëbore rreth 25-30 cm. Në Lezhë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës së djeshme në fshatin Blinisht njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, ka pasur rrëshqitje masive të tokës me sipërfaqe rreth 50 ha.

Si rezultat i kësaj rrëshqitje masive të tokës janë dëmtuar rreth 15 banesa, aksi rrugor në ndërtim Shpal-Reps dhe një karburant. Janë evakuuar familjet nga zona e rrëshqitjes.  Problematika më e madhe është shfaqur në Njësitë  Administrative të Shënkollit, Kolshit, Zejmenit si dhe në zonen e Zadrimes të cilat për disa ore u zhyten në errësirë.

Ne qarkun e Elbasanit nuk paraqiten probleme serioze nga moti me reshje shiu dhe debore. Dëbora ka rënë në Stëbleve, trashesia e së ciles arrin në 20 cm por rruga që të çon atje është e kalueshme. Gjithashtu reshje dëbore kane rënë edhe në pikën turistike Gjinar por as këtu nuk raportohen probleme me qarkullimin. Akset nacionale janë të hapura përfshirë edhe atë të Qaf- Thanës.  Sipas IGJEUM, në vijim pritet që të ketë sërish reshje shiu të shoëqruara me shtrëngata dhe reshje dëbore në zonat malore.

INFORMACIONI MBI SITUATEN

Sipërfaqja e përmbytur ka arritur rreth 4955 ha, si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1750 ha:

Mbi 300 banesa kanë qenë të rrethuara nga uji.

Në disa shkolla në ambiente të brendshme ka pasur prezencë uji.

Kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët.

Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka hequr ujin me 6 forca, 1 automjet dhe 6 pompa.

Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Pentar, rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela, janë të bllokuara.

Njësia Administrative Ana e Malit: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1300 ha.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funskionit.

Rreth 177 banesa kanë qenë të rrethuara nga uji: 150 banesa në Obot dhe 27 banesa në Goricë. Lagja Goricë është totalisht e izoluar. Rruga e fshatit Obot kalohet vetëm me varka.

Njësia Administrative Bërdicë: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1280 ha.

Rreth 100 banesa kanë të rrethuara nga uji.

Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush ka qenë jashtë funskionit si pasojë e përmbytjeve.

Njësia Administrative Velipojë: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 410 ha.

Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë, por dhe në atë të Çasit paraqitet shumë problem. Kërkohet ndërhyrje emergjente.

Rruga nacionale Shkodër-Velipojë vazhdon të jetë e pakalueshme.

Fshati Luarz ka qenë pa energji elektrike.

Njësia Administrative Rrethina: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 70 ha.

Në zonën e Livadheve kanë qenë 17 banesa të rrethuara nga uji. Në 3 banesa ka hyrë uji brenda.

Njësia Administrative Guri i Zi: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 10 ha.

Në fshatin Juban vazhdon gërryerja e tokës në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shumë problematike kjo dukuri pasi mund të rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër: Sipërfaqja e përmbytur në zonën e Livadheve ka qenë rreth 135 ha.

Me prezencë uji ka pasur në mbi 70 banesa afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi është kaluar me automjete të larta të ushtrisë, ndërsa në disa zona kalimi është bërë vetëm me varka. Në lagjen Ajasëm ka pasur rreth 3 ha tokë të mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka pasur prezencë uji.

Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka hequr ujin me 4 forca, 1 automjet dhe 1 pompë.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë kur janë paraqitur nevojat. Rreth 69 persona janë akomoduar në konvikt.

Gjithashtu, bashkia Shkodër dhe strukturat operacionale vendore dhe qendrore kanë bërë të mundur lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Gjatë ditës së djeshme sipërfaqja e përmbytur ka qenë gjithsej rreth 5190 ha.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar forca, mjete dhe bazë materiale, si më poshtë:

200 efektivë të forcave të armatosura.

Reparti Ushtarak nr. 1010 ka angazhuar 85 forca, 15 mjete dhe 5 motorrbarka, me të cilat janë kryer vepritaritë operacionale si më poshtë:

Janë evakuar 2 familje me 6 banorë.

Janë transportuar 70 banorë.

Janë shpërndarë 150 kg ushqime, 2720 litër ujë dhe 8500 kg koncentrat.

Janë përforcuar 120 ml argjinaturë në fshatin Ças të njësisë administrative Velipojë.

Gjatë gjithë ditës së djeshme nga strukturat e bashkisë dhe ato të mbështetjes si ato të ushtrisë, policisë, FNSH, Autoritetit Verior, DBU, DRUK në Lezhë, kanë vijuar operacionet e ndërhyrjes në terren për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e komunitetit dhe bagëtitë, për t`i kaluar jashtë zonës së përmbytjes dhe operacionet e ndihmave me bazë ushqimore për bagëtitë.

Në drejtimin e Prefektit KECQ ka koordinuar veprimet me drejtuesit e institucioneve për operacionet e evakuimit, nevojat për bazë ushqimore për bagëtitë, apo për nevojat e familjeve, të cilat e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të prezencës së lartë të ujit, si dhe nevojat për bazë të ndryshme materiale.

Akset rrugorë ruralë Bogë–Thethë, Kirë–Breg Lumi, Selcë–Vermosh, janë të bllokuara nga dëbora.

Bashkia Pukë dhe bashkia Fushë-Arrëz.

Në bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë rënë reshje dëbore në lartësinë 500 m. Në qytetin Pukë ka rreth 15 cm dëborë

Akset rrugore nacionale Qafë Qelë-Pukë–Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Bene, Fushë Arrëz–Qafë Mali, Fushë Arrëz–Fierzë, janë të kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Fushë Arrëz - Iballë është i bllokuar.

Në njësinë administrative Iballë dhe Fushë Arrës, në disa fshatra nuk ka energji elektrike.

Qarku Kukës.

Situata në Qarkun e Kukësit ka qenë si më poshtë:

Gjatë ditës së djeshme i gjithë qarku ka qenë i përfshirë nga reshje dëbore me intensitet mesatar dhe erëra të forta. Lartësia e dëborës ka qenë: Tuneli i Kalimashit 35 cm, Qafë Shllak 30 cm, Qafë Tobli 30 cm, Qafë Prushi 25 cm, Qafë Luzhë 25 cm, Qafë Morinë 20 cm dhe Valbonë 1 m.

Në qytetin Bajram Curri lartësia e dëborës ka qenë 25 cm. Në qytetet Kukës dhe Has ka rreth 10 cm dëborë.

Sipas informacioneve të marra nga subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën, situata ka qenë si më poshtë:

Akset rrugore nacionale:

Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit kanë qenë nën fenomenin e prezencës së dëborës dhe rënies së gurëve e dherave.

Të gjithë akset e tjera nacionale dhe Rruga e Kombit kanë funksionuar normalisht. Me zinxhirë është qarkulluar në segmente të veçantë të aksit rrugor Kolsh-Qafë Shllak dhe Ura e Zapodit-Shishtavec.

Akset rrugore bashkiake:

Edhe akset rrugore bashkiake janë nën fenomenin prezencës së dëborës dhe rënies së gurëve e dherave.

Vazhdojnë të jenë të bllokuara Njësia Administrative Arrën dhe fshati Lojme të bashkisë Kukës.

Energjia elektrike: Njësia Administrative Bushtricë, Bashkia Kukës, si dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Bytyq, bashkia Tropojë, nuk ka energji elektrike.

Qarku Dibër

Nga reshjet e mbrëmshme të dëborës, e cila vazhdon me ritëm të lartë edhe sot ka prani dëbore në qarkun e Dibrës që arrin rreth 20-30 cm, kurse gjendja ne infrastrukturë paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë te kalueshme.

Aksi rrugor nacional Ura e Çerenecit-Steblevë, i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor nacional Qafë Bualli-Krastë, i kalueshëm me zinxhirë.

Akset rrugore rurale të qendrave të njësive administrative me rrugët kryesore janë të kalueshëm.

Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë është i bllokuar pasi ka prani dëbore rreth 25-30 cm. Qarkullimi për në këtë njësi administrative bëhet nga aksi rrugor rural Rrëshen-Lurë. Problem përbejnë rrugët rurale të njësisë administrative Selishtë të bashkisë Dibër, të cilat janë të thuajse të bllokuara pasi ka prani dëbore rreth 25-30 cm.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, të bashkisë Bulqizë, ka prani dëbore rreth 30 cm. Qarkullimi deri në qendrat administrative bëhet me vështirësi me zinxhirë.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Xibërr, bashkia Klos, si dhe Macukull, bashkia Mat, ka prani dëbore rreth 20-25 cm. Qarkullohet deri në qendrat administrative me zinxhirë.

Qarku Lezhë. Gjatë ditës së djeshme në fshatin Blinisht, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, ka pasur rrëshqitje masive të tokës me sipërfaqe rreth 50 ha.

Si rezultat i kësaj rrëshqitje masive të tokës janë dëmtuar rreth 15 banesa, aksi rrugor në ndërtim Shpal-Reps në rreth 100 ml gjatësi, si dhe një pjesë e karburantit “Gjoka”.

Janë evakuuar familjet nga zona e rrëshqitjes.

Situata paraqitet problematike edhe për Rrugën e Kombit.

Parashikimi i motit për sot, 23 Mars 2018

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në Alpe dhe verilindje reshje të vazhdueshme dëbore me intensitet të dobët dhe mesatar. Në zonën veriore lokalisht reshjet në formën e stuhisë së dëborës. Përgjatë orëve të mëngjesit deri në mesditë reshjet me intensitet të dobët të dëborës zbresin deri në kuotat 50-100 metër edhe në veriperëndim. Prej orëve të drekës në veriperëndim reshjet në lartësitë mbi 300-400 metër. Në lindje të zonës qendrore reshje dëbore në lartësitë mbi 600-800 metër. Në juglindje-jug të zonës jugore reshje dëbore me intesitet të ulët dhe mesatar në lartësitë 800-1000 metër.

Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 35 km/orë, nga juglindja.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 6°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12°C.

Parashikimi i motit për nesër, 24 Mars 2018.

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe alternime kthjellimesh gjatë orëve të drekës dhe pasdite. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash më të theksuara në zonën jugore. Në zonën e veriut reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në lartësitë mbi 300-400 metër, ndërsa në jug dhe juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar

Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 35 km/orë, nga verilindja.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 3°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 13°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 5°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 13°C.

Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 25 deri 28 Mars 2018

Situata sinoptike e parashikuar për datën 26 Mars në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët.

Rrjedhimisht, pritet që mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe alternime kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme të dobta dhe lokale, të cilat në jug do të jenë mesatare në formë shtrëngatash. Në Alpe dhe verilindje të zonës malore reshje dëbore në lartësitë mbi 500-700 reshje dëbore. Në juglindje në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në lartësitë mbi 800 metër.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas