Numri i infeksioneve globale me COVID ka kaluar shifrën 300 milionë. U desh më shumë se një vit për të arritur shifrën 100 milionë dhe vetëm pesë muaj për 100 milionëshin e fundit të të infektuarve, ndërsa bota përballet me variantin shumë ngjitës Omicron.
Profesionistët e shëndetësisë dhe pacientët e Londrës janë goditur rëndë nga varianti Omicron, duke bërë që qeveria të dërgojë 200 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 40 mjekë, në spitalet e qytetit.
Kritikët e Shërbimit Shëndetësor të vendit thonë se përhapja masive e Omicronit po ekspozon të metat e sistemit mjekësor.
Guvernatori i Virxhinias Perëndimore në Shtetet e Bashkuara tha dje se për shkak të variantit Omicron ai po kërkon autorizim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të ofruar një dozë të katërt të vaksinës COVID për banorët 50 vjeç e lart në shtetin e tij.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një variant i ri i koronavirusit i zbuluar së fundmi në Francë nuk përbën arsye për shqetësim aktualisht.
Shkencëtarët e një fondacioni mjekësor në Marsejë thonë se e zbuluan variantin e ri në dhjetor tek 12 pacientë që banojnë pranë këtij qyteti. Pacienti i parë rezultoi pozitiv pasi udhëtoi në Kamerun të Afrikës.
Studiuesit thanë se kanë identifikuar 46 mutacione në variantin e ri, të cilat mund ta bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave dhe më ngjitës se koronavirusi origjinal.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
I përhapur në pjesën më të madhe të rasteve me COVID në SHBA, nënvarianti i Omicron 'zbarkon' në Greqi
12 Janar 2023, 18:29
-
Rritja e numrit të rasteve me variantin më të transmetueshëm të COVID, OBSH rekomandon mbajtjen e maskave në aeroporte
10 Janar 2023, 21:14
-
Ekspertët paralajmërojnë mbi rrezikun e shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19
25 Dhjetor 2022, 20:12
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër
2 Shtator 2022, 19:01
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18