300 vetë për minoritet, mbi fakte historike e demografike, ekspertët: Ligji i 2017-ës ka probleme të shumta

Qeveria duhet të përcaktojë qartë kriteret mbi të cilat një grup njerëzisht mund të aplikojë për t’i shpallur minoritet, thonë historiania Eleni Kocaqi dhe profesor Përparim Kabo. Në një takim me dyer të mbyllura, krejtësisht të pa lajmëruar për mediat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dëgjoi ekspertë për të plotësuar kështu projektvendimin që i hap rrugë krijimit të një minoriteti nga aplikimi i më shumë se 300 vetave. Kabo dhe Kocaqi thonë se duhen qartësuar kriteret demografike dhe historike të aplikuesve.

Debati që shoqëroi projektvendimin për minoritetet, ka bërë që qeveria të ulë në tryezë ekspertët për të përcaktuar qartë aplikimin e shumëpërfolur: Të mbi 300 vetave për t’u shpallur pakicë kombëtare.

Teksa shumë akademikë e quajnë të mbyllur çështjen e minoriteteve, profesori Përparim Kabo dhe historiania Eleni Kocaqi, thonë se ka disa kritere të panegociueshme mbi të cilat një grup njerëzish mund të fitojnë statusin minoritar. 

MBI FAKTE HISTORIKE E DEMOGRAFIKE

“Ajo është një çështje demografike, nëse ato 300 nuk e kanë të dokumentuar kombësinë joshqiptare, si ju lind e drejta të shpallen minoritet, ku e morën atë, ka kritere. Çdo njeri ka të drejtën të shpallë se kujt minoriteti i takon, por mbi kritere objektive. Të jesh pakicë do të thotë që në një territor të caktuar të vendit në raport me autoktonët të jesh shumicë demografike. Problemat janë se e drejta ndërkombëtare përcakton disa fakte historike dhe kritere objektive për të përcaktuar një minoritet, për shembull ti duhet të kesh një territor të caktuar historik dhe nëse ti je i shpërndarë në të gjithë territorin ti nuk mund të konsiderohesh minoritet, pra që ti duhet kesh një gjuhë por nëse ti njeh një komunitet si minoritet dhe ai nuk ka një gjuhë, ai nuk quhet minoritet sepse ka disa kritere ndërkombëtare të përcaktuara qartë”, thanë ata.

Por sipas tyre, problemet janë të mbartura nga ligji I 2017-ës.

Ligji ka gabime të rënda, tani ka dy qëndrime ose do amendohet ligji, ose nëse do të mbahet ashtu është si në matematikë nëse veprimin e parë e bën gabim dhe vazhdon zgjidhjen mirë i gjithë ushtrimi del gabim. Janë ngatërruar pakicat kombëtare me pakicat etnokulturore. Qëndrimi im ishte se ligji për minoritetet i 2017 ka nevojë për tu amenduar, për tu ndryshuar sepse ky ligj në disa aspekte bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk zbaton kriter që duhen, që janë kriteret objektive të së drejtës ndërkombëtare e minoriteteve, pra ligji ekzistues ka probleme”, thanë historianët.

Vetë propozuesi i këtij vendimi, ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, pas takimit me dyer të mbyllura në Pallatin e Kongreseve, larg vëmendjes së mediave, nuk dha asnjë prononcim publik.

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë Finiq, njëherësh edhe kryetar i partisë MEGA, Kristo Kiço në një intervistë për Report Tv  shprehet se ligji është shumë i domosdoshëm dhe do t'i shërbejë minoritetit grek. Kurse kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë 76-vjetorit të maskrës së Çamërisë nga grekët tha se ky vendim është tradhti, pasi kombësia është jo si të ndihesh, por siç je me fakte.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 01/07/2020 19:28

    Oj Shqipëri e mjera Shqipëri kush të ka fut me krye në hi.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë