FOTOT/ 33 vite nga masakra e 2 prillit! Basha: Regjimi goditi pa mëshirë ata që donin ndryshimin, për demokracinë duhet betejë çdo ditë
Dëshmorët e 2 Prillit të 1991
Si sot 33 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.
Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar këtë ditë me një foto të katër dëshmorëve, ndërsa shkruan se kjo ditë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, e të mbjellim farën e së mirës
“Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë. Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen”, shkruan Basha.
Në këto fotot e mëposhtme, të shkrepura nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, tregohen me detaje se çfarë ndodhur atë ditë në qytet. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.
Lajmi kryesor:
Shkodra kujton 2 prillin! Demokratët e përçarë, homazhe të ndarë! Për herë të parë nderon dhe një socialist! Benet Beci vendos kurorë me lule
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.3%
-
Të panevojshëm
25.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 5619
Lajme të tjera
-
'Ti kryeministër dhe Rama president?', Basha: Pjesa e parë e teorisë është e saktë
11 Maj, 21:01
-
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri pas një sherri, 24 vjeçari plagoset në këmbë pranë banesës! Arratiset autori (Emrat)
11 Maj, 16:47
-
Basha te berberi mesazh për Manjën: Dëgjoje se ishe i shqetësuar për leshtë e mi
11 Maj, 14:19
-
Historia e panjohur e krimit që tronditi udhëheqjen e lartë të PPSH-së: Përse e vrau Harap Miloti, eprorin e tij, dhe si e mbylli regjimi komunist atë ngjarje të bujshme…
11 Maj, 12:45
-
Takimi i Ramës në Athinë, Basha: Ka mbledhur 55 kryebashkiakë dhe u ka vënë kuota të mbushin stadiumin! U flijuan qytetarët për aministinë nga Rama-Bardhi
11 Maj, 12:28
-
Basha: Zyrtarët e korruptuar, 2 miliardë euro dëm shtetit! Veting politikanëve
10 Maj, 14:04
-
VIDEO/ Tragjedia e Shkodrës, Report Tv rindërton dinamikën e ngjarjes! Nëna me 3 fëmijët s’u hodh nga ura, u mbytën në breg të lumit Buna
10 Maj, 13:00
-
'Hartim i klasës së parë' Basha komenton pr/rezolutën e Ramës për antikorrupsionin: Klithmë paraelektorale e konceptuar keq
10 Maj, 11:48
-
Shkodër/ Po transportonin 900 fidanë kanabis për t'i kultivuar, 4 në pranga
10 Maj, 11:14
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia fiton me Teutën dhe dërgon përballjen në gjysmëfinalen e pestë
10 Maj, 11:07
-
Tragjedia në Shkodër/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lumë (VIDEO)
9 Maj, 16:02
-
Arrestohet shitësi i farave të kanabisit, video e arrestimit në aksin Lezhë - Shkodër
9 Maj, 12:44