Shkodra kujton 2 prillin! Demokratët e përçarë, homazhe të ndarë! Për herë të parë nderon dhe një socialist! Benet Beci vendos kurorë me lule

SHKODER- 33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Fotot e Angjelin Nënshati, u fiksuan atë prill para godinës së Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ku u vranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Ato ekspozohen sot në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër. Në foto duken protestuesit në sheshin që sot mban emrin ‘2 Prilli’ teksa mësyjnë në godinën e Komitetit Qendror dhe hedhin dokumentet, të tjera u dogjën, makina në flakë.

Të përçarë në demokratë të vulës dhe ata të rithemelimit opozita kujton këtë ditë të rëndësishme pas së cilës PD erdhi në pushtet.

‘Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen”, shkruan kryetari i PD, Lulzim Basha i cili nuk ishte prezent por për Partinë Demokratike nderimet u kryen nga drejtuesi vendor Xhemal Bushati, Kryetar Keshilli Kombetar PD.

Ndërsa grupi i Rithemelimit bëri një ceremoni nderimi dhe me fjalime në sheshin ku ranë 4 dëshmorët në Shkodër krah të cilëve këtë herë u pa edhe deputetja Jorida Tabaku. 

Një fjalë nisur nga Tirana mbajti edhe ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie për aferën e Privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Një mesazh përcolli dhe Gazment Bardhi.

‘Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra. Prandaj, nga Shkodra e në gjithë Shqipërinë do të duhet të mbrojmë lirinë dhe të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.’, shkruan pas nderimeve Gazment Bardhi. 

Ndërkohë për herë të parë një kryebashkiak i majtë ka nderuar këtë datë. Kryetari i Bashkise Shkoder, Benet Beci vendosi kurora me lule në nderim të 4 dëshmoreve të Demokracisë

Maskra ndodhi pasi ishin zhvilluar zgjdhjet e para demokratike në vend, dhe në 1 prill Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte shpallur zyrtarisht fituese PD, e cila në Shkodër kishte marrë 70% të votave. 33 vjet më pas kjo ngjarje mbetet e pazbardhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Incident tek homazhet e 2 prillit në Shkodër! I riu i Rithemelimit tenton t'i zërë rrugën Benet Becit, shoqërohet në polici

Një incident u shënua paraditen e sotme gjatë homazheve para monumentit për nder të 4 dëshmorëve të Demokracisë kur një përfaqësues i Forumit Rinor të Rithemelimit i është afruar kryebashkiakut Benet Beci teksa ku po shkonte drejt memorialit duke tentuar t'i zërë rrugën.

'Ti s'duhet të vish këtu!' ka thënë ai.
I riu është shoqëruar nga policia dhe ceremonia ka vijuar normalisht.

Ora 09:43
FOTOT/ 33 vite nga masakra e 2 prillit! Basha: Regjimi goditi pa mëshirë ata që donin ndryshimin, për demokracinë duhet betejë çdo ditë

Si sot 33 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar këtë ditë me një foto të katër dëshmorëve, ndërsa shkruan se kjo ditë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, e të mbjellim farën e së mirës

“Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë. Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm ndryshimin dhe përtëritjen”, shkruan Basha.

Në këto fotot e mëposhtme, të shkrepura nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, tregohen me detaje se çfarë ndodhur atë ditë në qytet. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja