34 bebe vijnë në jetë në 24 orët e fundit në Tiranë mes epidemisë së Covid-19/ Në gjithë vendin lindën 1470 fëmijë

34 bebe vijnë në jetë në 24 orët e fundit në Tiranë mes epidemisë së Covid-19/ Në gjithë vendin lindën 1470 fëmijë

Në 24 orët e fundit në dy martenitet në kryeqytet vjen lajmi pozitiv ku kanë ardhur në jetë 34 foshnja.

Lajmi i mirë në këto ditë të vështira ku po luftohet me koronavirusin është shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me mesazhin se jeta triumfon pavarësisht epidemisë që ka prekur gjithë botën.

Gjithashtu në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID19, kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.

"Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon. 24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës! Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë. Fëmijët janë mrekulli!", shkruan ministrja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit