MIRDITË- Eri Zefi 34-vjeçari që u vra dy ditë më parë me plumb në kokë në Mirditë, ishte nisur për të shkuar tek dajat e tij në zonën e Fanit. Sipas dyshimeve paraprake, atentatorët kanë qenë dy persona të cilët kanë ndjekur 34-vjeçarin nga Mirdita dhe më pas e kanë marrë peng duke e ekzekutuar në fshatin Zall-Xhuxhë.
Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët më pas janë lënë të lirë, ndërkohë që në dëshmitë e tyre nuk është dhënë ndonjë detaj që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se vrasja e 34-vjeçarit ka ndodhur disa orë para se të gjendej i pajetë nga një banor i zonës.
Dyshimet e para lidhur me këtë ngjarje bien pikërisht në një ngjarje të ndodhur pak muaj më parë ku vëllai i tij Ndue Zefi vrau me armë Martin Ndrecën në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet se vrasja e Eri Zefit mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje nga të afërm të viktimës që vëllai i tij la më 24 shkurt të këtij viti. Ndërkohë mësohet se pas kësaj ngjarjeje familja e Ndue Nrecës ishte larguar drejt Tiranës.
Pak kohë pas vrasjes Arben Ndreca, vëllai i Martin Ndrecës tha në një rrëfim për Shqiptarja.com, se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. Sipas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal në një lokal: "Pse më shikon".
Komente
Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.9% -
Do ndahet nga PD
29.4% -
Do shuhet
45.7%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
Lajme të tjera
-
Mirditë/ Pas 2 muajsh mbyllet greva e minatorëve të Spaçit, nisin negociatat për rikthimin në punë e plotësimin e 10 kërkesave të tyre
27 Nëntor, 15:19 -
Kardinali i Vatikanit, Ernest Troshani mban meshën e shenjtë në Mirditë: I lumtur se u ktheva tek rrënjët! Jep mesazhe për paqe dhe ruajtjen e familjes
21 Nëntor, 18:16 -
Minatorët e Spaç, Ibrahimaj: Duhet të ndalojë greva që të inspektojmë galerinë! Deputetët e PS-PD numërojnë shkeljet e kompanisë turke
18 Nëntor, 17:13 -
Mirditë/ U kapën me armë dhe qen gjahu në fshatin Arrëz, nis hetimi për tre persona
17 Nëntor, 10:58 -
Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron! Po bën para nga një pasuri shqiptare
5 Nëntor, 10:06 -
Mirditë/ Minatorët e Spaçit prej 27 ditësh në protestë! Kompania hakmerret, largon nga puna 40 punonjës! Na kanë shkaktuar dëm të madh ekonomik
4 Nëntor, 10:01 -
Shfrytëzimi i pasurive po shpopullon Mirditën, organizatat mjedisore: Të bëhemi bashkë për të ndikuar në vendimarrjet në dëm të kësaj zone
3 Nëntor, 13:30 -
'Veri-Jug' udhëton në fshatin Tene në Mirditë, bujtina mbi kullën 270-vjeçare
2 Nëntor, 15:49 -
Mirditë/ Protesta e minatorëve të Spaçit, kompania koncesionare ‘TETE Albania’: Duhet të rikthehen menjëherë në punë! Po shkelin kontratat
28 Tetor, 20:48 -
Mirditë/ Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë! Ende asnjë reagim nga kompania! Të enjten mblidhen para parlamentit dhe ministrisë së Ekonomisë
28 Tetor, 08:40 -
Moti i keq/ Shembje masive dherash, bllokohet aksi nacional Pukë - Fushë Arrëz! PAMJET ME DRON
27 Tetor, 07:29 -
Ndërmjetësimi me ministrinë e Ekonomisë nuk dha rezultate, minatorët e Spaçit dalin sërish në protestë! Dita e 14-të e bojkotit të punës (VIDEO)
22 Tetor, 09:17
