Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha thotë për Report Tv se 34-vjecarja që humbi jetën pasi kishte kryer abort e mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital. Gaxha shprehet se janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e humbjes së jetës.
“Pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Nuk mund të shprehemi për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Jemi ende në pritje të shkresës”, tha Gaxha për Report Tv.
34-vjeçarja humbi jetën vetëm 6 orë pasi kishte kryer abort më 30 janar 2023. Etleva Çullhaj, ishte paraqitur rreth orës 12:00 për të kryer një abort e më pas ishte larguar për në banesë. Por pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ndërroi jetë.
Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë nisur hetimin për dy mjekët të cilët asistuan në procedurën e abortit konkretisht, mjekut gjinekolog Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Sipas mediave, burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se gruaja ka qenë e detyruar të kryej abort, pasi foshnjës në bark i kishte ndalur zemra. 34-vjeçarja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste fëmijën e tretë. Ajo banonte në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, dhe rrinte me qira në Elbasan pasi ishte me origjinë nga Tirana.
Ndërkohë bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.6%
-
Jo
37.6%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2182
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet vendore, propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora
19 Mars, 15:42
-
Po punonin tokën, shpërthen granata e vjetër në Librazhd, lëndohen 3 persona! 2 gratë nisen drejt spitalit të Traumës
19 Mars, 13:18
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Boçi: Në Elbasan komunitetit rom e egjiptian po u shpërndajnë ndihma në këmbim të votës! Reagon bashkia: Spekulime të ulëta
18 Mars, 21:26
-
Shqipëria ‘hyn në BE’ nëpërmjet peshkimit, Luca: Lajm i gëzuar miq
18 Mars, 16:29
-
Ministrja Kushi: Me Kosovën, së shpejti takime me shqiptarë në Evropë, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe identitetit kombëtar
18 Mars, 08:57
-
E veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, ‘spiunia’ ruse del në gjykatë! Gjyqi shtyhet sërish në 4 prill (VIDEO)
17 Mars, 11:02
-
Sorollatjet e pacientëve nga një spital në tjetrin/ E sëmura nga Elbasani priti 4 orë në ambulancë të shtrohej, pas një jave humb jetën
16 Mars, 21:34
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit, Boçi denoncon: Punonjësve të bashkisë së Elbasanit po u ushtrohet presion që të votojnë PS-në! SPAK të hetojë
16 Mars, 15:55
-
I dogjën makinën, i riu merr njërin nga autorët dhe e dhunon! Tre të arrestuar në Elbasan, dy në kërkim
16 Mars, 11:23
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prangoset në sallë dëshmitari në gjyqin kundër Arbër Paplekajt, ishte në makinë me Mehmet Grecën ditën e krimit
16 Mars, 10:18
-
Dita e Verës, Berisha provon ballokumen e Elbasanit dhe vë verore! Liri Berisha blen një çantë (VIDEO)
14 Mars, 11:57
-
Sot Dita e Verës, Rama nga Elbasani: Rikthim të mbarë në stinët që sjellin më shumë optimizëm
14 Mars, 10:54