35 mijë dosje të prapambetura, Gjykata e Lartë nis procedurat për hapjen e garës për afrimin e avokatëve e nëpunësve civil  

35 mijë dosje të prapambetura, Gjykata e Lartë nis procedurat për hapjen e garës për afrimin e avokatëve e nëpunësve civil  

Mbledhja e KLGJ

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit më 29 prill, mes USAID dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për 35 mijë dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë, ka bërë që kjo gjykjatë të nis menjëhërë nga puna për hapjen e garës për afrimin e nënpunësve civil dhe avokatëve.

Këto avokatë dhe nënpunës civil do të jenë pjesë e projektit për reduktimin e dosjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë. Për këtë aryse trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë ka zhvilluar një takim me trupën e KLGJ-s për të diskutuar hapat konkrete për të arritur këtë objektiv.

Takimi u zhvillua sot mes Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë. Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, si edhe anëtarët e kësaj gjykate, gjyqtarët Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, Drejtorja e Projektit, Anne Trice dhe Zv.Drejtoren e Projektit Znj. Olta Lolo, për të diskutuar rreth hapave konkretë për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi kërkesat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje si konceptet për të ofruar një ndërgjegjësim më të lartë të publikut rreth Gjykatës dhe mbështetjes që ajo do të marrë, afatet kohore për përgatitjen e thirrjeve për aplikim për Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura, caktimin e personelit nga Gjykata e Lartë që do të asistojë Projektin Drejtësi për të Gjithë për të përkufizuar më mirë përmirësimet që i nevojiten sistemit të menaxhimit të çështjeve në gjykata.

Zbatimi në praktikë i këtij memorandumi pritet të sjellë jo vetëm reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë por dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të tyre.

Këtë bashkëpunim e paralajmëroi më herë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila tha se në kuadër të kësaj marrëveshje do të punësohen avokatët më të zotë shqiptarë për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Deklarata e plotë:

Në kuadër të nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar rishtazi në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, u zhvillua të mërkurën një takim midis Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Ardian Dvorani, si edhe anëtarët e kësaj gjykate, gjyqtarët Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, u takuan me Drejtoren e Projektit Znj. Anne Trice dhe Zv. Drejtoren e Projektit Znj. Olta Lolo, për të diskutuar rreth hapave konkretë për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Pjesëmarrësit rishikuan dhe diskutuan mbi kërkesat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje të cilat kanë të bëjnë me: Konceptet për të ofruar një ndërgjegjësim më të lartë të publikut rreth Gjykatës dhe mbështetjes që ajo do të marrë, në këtë kuadër; Afatet kohore për përgatitjen e thirrjeve për aplikim për Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura; Caktimin e personelit nga Gjykata e Lartë që do të asistojë Projektin Drejtësi për të Gjithë për të përkufizuar më mirë përmirësimet që i nevojiten sistemit të menaxhimit të çështjeve në gjykata.

Zbatimi në praktikë i këtij memorandumi pritet të sjellë jo vetëm reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën eLartëpor dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të tyre. Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të punojnë mbi plotësimin e detyrave individuale të cilat do të diskutohen në një takim tjetër në javën që vjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë