35-vjeçari shqiptar u vra me thikë në burgun grek, zbardhet shkaku i sherrit me shokun e qelisë

35-vjeçari shqiptar u vra me thikë në burgun grek, zbardhet shkaku i sherrit me shokun e qelisë

Alfons Doçi, Xhilian Halili dhe Altin Vokrri

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Alfons Doçi në burgun grek të Koridhalos ditën e sotme.

Sipas mediave grekeve, nga hetimet rezulton se sherri mes dy shqiptarëve nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi temperaturën e kondicionerit.

35-vjecari ishte i dënuar përjetë për një vrasje të dyfishtë u godit me thikë nga Xhilian Halili, shoku i tij i qelisë, një shqiptar me të cilin kishte pasur një njohje të vjetër.

Të dy së bashku u arratisën në vitin 2018-të gjatë transportimit nga një burg në tjetrin.

Arratia zgjati vetëm 48 orë pasi u vunë sërish në pranga nga policia greke. Sipas asaj që kanë zbardhur hetimet, sherri mes dy shqiptarëve nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi temperaturën e kondicionerit.

Fjalët e ashpra që shkëmbyen me njëri – tjetrin ua lanë vendin grushteve. Në një moment 42-vjeçari me nofkën “Niko” rrëmbeu një thikë kuzhine dhe e goditi ndaj shqiptarit disa herë. Nga përleshja u plagos edhe një i dënuar tjetër, Altin Vokrri nga Gjakova e Kosovës.

Ai ka marrë një goditje në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët e burgut kanë gjetur edhe armën e krimit, thikën e kuzhinës me të cilën është kryer vrasja. Viktima Alfons Doçi ishte i dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017 ai vrau një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Pak kohë më vonë ai vrau një grua gjatë një tjetër grabitjeje.

Edhe autori Xhilian Halili është i dënuar për vrasjen e një shqiptari në 2011-ën në Peloponez, vrasje e porositur nga një kriminel grek. Viktima ndodhej në shoqërinë e djalit të tij, 2-vjeçar, por Halili nuk nguroi ta qëllonte me thikë në fyt duke i marrë jetën.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë