Dimri arktik që ka pushtuar vendin në këtë fillimviti ka regjistruar edhe temperaturën më e ulët në Shqipëri prej vitit të largët 1868.
 
Më 11 janar termometri ka shënuar -29 gradë celcius në fshatin Shtyllë të Librazhdit, ndërsa akulli ka pushtuar zonën.
 
Pas acarit që zgjati disa ditë, pati një ngritje të temperaturave në shkallë vendi, por fotografia që vjen nga Librazhdi, me pemë të ngirja, flet për pamje të denjë për “Epokën e Akullnajave”.

Pikërisht kjo foto, "akullnaja e Librazhdit" ka zënë vend edhe te rrjeti prestigjioz televiziv amerikan, CNN, te rubrika e famshme  "Moti nëpër Botë".

Temperaturat e ulta dhe ngricat e këtij dimri janë cilësuar të pazakonta për vendin tonë edhe nga sinoptikanët amerikanë, të cilët parashikojnë gjithashtu se i ftohti arktik me reshje bore dhe temperatura nën zero, do të vijojë deri në fund të muajit janar. 

[gallery]20603[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com