BERLIN- Gazeta më e madhe gjermane, “Bild”, në rubrikë e saj të turizmit, i ka kushtuar një hapsirë edhe vendit tonë me të gjitha detajet.

“Bild” shkruan se Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, dhe Greqia. Vendi ofron male dhe 300 km bregdet në vijën e Adriatikut.

Kush dëshiron të përfshihet në një udhëtim aventurier, në Shqipëri do të gjejë peisazhe të bukura, vende arkiologjike dhe pritje të ngrohtë”.
apolonia
 
(Apolonia një prej qyteteve më të vjetra në vend)

“TravelBook” jep edhe një hartë, ku janë piketuar restoranete, hotele, vendet ku vizitorët mund të argëtohen natën, ku mund të blejnë, vende tërheqëse etj.
bunker
 
(Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte një diktaturë komuniste. Dëshmitarë të ‘heshtur’ janë ende rreth 700,000 bunkerë)

Në shkrim janë bashkangjitur edhe disa fotografi ndër të cilat shkruhet “nuk është Kroacia, as Italia, është Shqipëria.”
sarande
 (Peisazh i mrekullueshëm në jug të Shqipërisë, Sarandë)

dhermi

(Peisazh i një rrugë të një fshati në Dhërmi)

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)