'Braktis' Tv Klan? Alketa Vejsiu
zbulon gjithë të vërtetën

'Braktis' Tv Klan? Alketa Vejsiu<br />zbulon gjithë të vërtetën<br>
Ditët e fundit në media është përfolur shpesh se moderatorja e njohur e TvKlan, Alketa Vejsiu, do të “braktisë” televizionin e saj të dashur ku tashmë është bërë prej vitesh pjesë e pandarë e tij për të nisur një tjetër aventurë televizive në shtetin fqinjë. Sipas zhurmës së krijuar thuhet se ikona e TvKlan do të fillojë një tjetër sfidë përkrah moderatorit të njohur italian, Paolo Bonolis në një nga mediat më të mëdha në Itali, Mediaset.

Por në një prononcim për “Bluetooth”, Alketa ka përgënjeshtruar këto zëra. Ajo ka thënë se një gjë e tillë është thjesht një hamendësim i mediave. Gjithashtu, ajo ka shtuar se nuk ka ndërmend për momentin të largohet nga TvKlan dhe për më tepër ka nisur provat për një emision të ri me fëmijë, i frymëzuar nga emisioni i suksesshëm italian. Për me tepër intervista më poshtë.

– Është përfolur në media se do të filloni një projekt të ri në Itali në krah të Paolo Bonolis. Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?
Ka pasur shumë tituj online të hamendesuar këto kohë! Filloj një spektakel të ri në Klan. Kam pasur gjithmonë një qasje për të bërë diçka edhe përtej kufijve dhe jam në rrugë të mirë. Vetëm kaq mund të them tani.

-Po për spektaklin në Klan mund të më thoni diçka më tepër?

Do bëj atë që bën Paolo Bonolis. Ai është stili i prezantuesit që pëlqej. Me humor, me batuta, me përmbajte. Po kërkojmë fëmijë që s’kanë asnjë pengesë në komunikim publik, që dinë të bëjnë pyetje, që ngacmojnë personazhet VIP që do jenë nga çdo fushë politikë dhe art.

-Si emisioni “Avanti un altro”?
Jo, “Peter Pan”.

-Ju do jeni në krah të tij si përfundim apo është thjesht një zhurmë e mediave? Do jeni edhe në Klan edhe në Mediaset?
Për momentin jam në Tiranë, në Klan, me impenjimet e mia të zakonshme. S’e përjashtoj mundësinë që të bëj diçka më të mirë, më të madhe për Shqipërinë dhe për veten në Itali.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool