Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka ‘zbuluar’ personin që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse i rezervuar rreth jetës së tij private, Gaz Paja ka rrëfyer në ‘Wake Up se e dashura e zemrës është njeriu më i kuptueshëm përballë natyrës së tij impulsive, dhe se ndihet shumë mirë në praninë e saj. I njohur si një ndër emrat më të spikatur në spektaklin e humorit “Portokalli”, Gazi duket se është bërë për herë të parë serioz dhe ka zbuluar disa të fshehta nga jeta e tij private. 

“Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin!”-kanë thënë drejtuesit e Wake Up, teksa të ftuar kishin Gazin. Nga ana e tij, ky i fundit u shpreh se nuk ka akoma as bashkëjetesë dhe as unazë, pasi është në procesin e njohjes me vajzën.

“Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë… Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë", tha aktori Paja.

d.c./shqiptarja.com