'Familje spiune e Sigurimit të
Shtetit', Nishani padit Zhitin
Padia e Nishanit për shkaktim dëmi

'Familje spiune e Sigurimit të<br />Shtetit', Nishani padit Zhitin<br />Padia e Nishanit për shkaktim dëmi
Pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në ish-strukturat e Sigurimit të Shtetit, në media, mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dhe diplomatit të ngarkuar me punë në Vatikan, Visar Zhiti, përplasja mes tyre përfundon në Gjykatën e Tiranës.

Me padinë që mban numrin e aktit 9994, Nishani kërkon nga Gjykata e Tiranës që të dënojë Zhitin me akuzën e shkaktimit të dënimit ndaj figurës së presidentit dhe familjes së tij.

Padia në Gjykatë për shkaktim dëmi
Padia është hedhur në short këtë të martë pranë dhomës civile në Gjykatën e Tiranës dhe është gjyqtarja Mimoza Kajo që do të vendosë nëse do të pranojë apo jo padinë e presidentit të republikës.

Nishani dhe Zhiti janë përfshirë në akuza të ndërsjella mes tyre pasi presidenti refuzoi të dekretojë Zhitin për postin e Ambasadorit pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Padia e dytë pas asaj ndaj ish-zv/kryeministrit
Kjo është padia e dytë e depozituar në gjykatë nga Nishani ndaj një ish-funksionari të lartë të Partisë Demokratike pasi më parë në Gjykatën e Durrësit ai ka paditur dhe ish zv/kryeministrin demokrat, Bashkim Kopliku.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?