Kreu i qeverisë ka deklaruar se kjo situatë në të cilën u gjend vendi pas një periudhe shumë të gjatë, e ka gjetur paksa të papërgatitur qeverinë, por që me shumë punë kanë arritur t’ia dalin mbanë.
Mësimet e këtij viti, sipas Ramës do të ndihmojnë në një përgatitje shumë më të plotë të pushtetit vendor.
Gjatë komunikimit të tij, kryeministri Rama ka falënderuar të gjithë bashkitë ne vend, veçanërisht Bashkinë e Tiranës për punën që kanë bërë për strehimin e endacakëve në rrugë, duke shmangur kështu humbjen e më shumë jetëve nga të ftohtit.
"Janë regjistruar disa jetë njerëzish,diçka të tillë e kishim të dëgjuar nga vendet e huaja që kanë temperatura kaq të ulëta çdo dimër. Sidoqoftë dua të falënderoj Bashkitë e vendit dhe atë të Tiranës, e cila është për t’u marrë shembull për strehimin e endacakëve të rrugëve pasi humbjet e jetëve mund të kishin qenë edhe më të mëdha", u shpreh Rama.
Ndërkohë Rama ka deklaruar se qeveria po përgatit një program masiv investimesh në shkollë, ku 1 mld dollarë do t’i shtohen volumit vjetor të investimeve publike për 3 vitet e ardhshme. Ai ka hedhur poshtë edhe të gjithë dyshimet që janë ngritur për mbylljen e shkollave. Rama ka theksuar se epidemia e gripit ka qenë arsyeja e vetme për shtyrjen e procesit mësimor.
“Nesër rinis normalisht shkolla. Tani më epidemia që ndikoi në shtyrjen e saj është në rënie. Ata që do të vazhdojnë mësimin në shkolla ende të parindërtuara i sigurojë që jo vetëm nuk i kemi harruar. Qeveria po përgatit një program masiv investimesh në shkollë. 1 mld dollarë do t’i shtohen volumit vjetor të investimeve publike për 3 vitet e ardhshme”, deklaroi Rama.
Reforma administrative territoriale ka pasur një ndikim pozitiv në hapjen e rrugëve për komuniteteve. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë ka bërë që bashkitë e reja të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat shtetërore duke bërë që pushteti vendor të jetë edhe më efikas.
Këtë herë dhe punë e bërë nga strukturës e transportevee për sigurimin e kalueshmërishë rrugore, ku janë shmangur radhët e gjata apo aksidentet rrugore me pasoja fatale. Ndikim pozitiv ka pasur dhe reforma territoriale. Bashkitë e reja pa dallim në bashkëpunim me strukturat e tjera shtetërore kanë bërë që pushteti vendor të jetë më efikas në hapjen e rrugëve për komuniteteve, deklaroi kreu i qeverisë.
Pika më e dobët gjatë të ftohtit të acartë dhe dëborës, për kryeministrin Rama ishte OSHEE, shkak për këtë sipas tij është bërë rrjeti shumë i vjetër i trashëguar nga qeverisja e mëparshme. Por pavarësisht kësaj, ai ka vlerësuar punën e bërë nga Operatori i shpërnarjes së Enegjisë Elektrike, pasi fëlë tyre në këtë fillim viti u konstatuan ndërprerjet më të pakta të energjisë në këto 26 vjet.
“ Bashkë me borën, pika më e dobët e vendit tonë mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë. Kemi trashëguar një rrjet të vjetër, që ka moshën e elektrifikimit të vendit sepse nuk është investuar prej dekadash. Pavarësisht investimeve të OSSHE-së në 2 vitet e fundit, përsëri në zonat e thella malore e rurale vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë. Por falë punës shembullore të OSSHE-së, në këtë fillim viti u konstatuan ndërprerjet më të pakta të energjisë në këto 26 vjet.
Punonjësit rrezikuan edhe jetën e tyre për t’i shërbyer banorëve në çdo vend. S’jemi të kënaqur me sa kemi bërë, por duhet t’i krahasojmë me të kaluarën duke folur me gjuhën e fakteve edhe në këto vështirësi të hasura. Megjithatë do të vijojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes, dhe pavarësisht temperaturave, vitin e ardhshëm do ta kemi më të lehtë në këtë aspekt,” tha ai.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)