'Krimet' thërrasin Berishën të 
dëshmojë në gjyqin e Shullazit

'Krimet' thërrasin Berishën të <br />dëshmojë në gjyqin e Shullazit<br>
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-drejtori i Përgjithshëm i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në policinë e Shtetit Ardian Çipa dhe Marsida Musai, pritet të dëshmojnë seancën e rradhës në gjyqin kundër Emiljano Shullazit.

Mësohet se Musai është bashkëshortja e bashkëpuntorit të prokurorisë Ylvi Beqja, i cili në disa seanca më parë gjyqësore dëshmoi kundër Emiljano Shullazit, Gilamdo Danit dhe tre personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

“Shqiptarja.com” mëson se emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para gjykatës së Krimeve të rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha, pasi sipas Tahirit ky person ende pa filluar hetimet nga policia ka shkruar një status publik në profilin e tij në “FB”, duke denoncuar disa prej anëtarëve të këtij grupi se kishin kërcënuar dy profesorët e nderuar.

Kaq ka mjaftuar që i pandehuri Shullazi dhe avokatët e tij, të kërkojnë në gjykatë thirjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do pyetet mbi rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe ëfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve.

Çipa përballë Shullazit
Gjithashtu në seancën e rradhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Çipa, ish-kreu i krimeve të rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i drejtorisë së mbrojtjes së dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme. Njëherësh avokatët i kanë kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda që njoftojnë për tu paraqitur si dëshmitare në gjykatë dhe shtetasen Marsida Musai.

Kjo e fundit rezulton të jetë gruaja e biznesmenit dhe bashkëpuntorit të prokurorisë, Ylvi Beqja. Nga sa mëson Musai është larguar nga Shqipëria në një vend të sigurt, për shkak të kërcënimeve që ka marë ajo dhe familja e saj. Ndërkohë në seancën e sotme kundër pesë të pandehurve të prokurororisë kanë dëshmuar në gjykatë tre dëshmitarë.

“Dëshmo kundër Shullazit ose do të arrestojmë”
Në seancën e një jave më parë kundër Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda kanë dëshmuar dy ish-avokatët e të arrestuarit, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafa. Sipas tyre arrestimi i Shullazit u bë në 16 prill 2017 dhe gjatë hetimeve paraprake dhe seancën për masën e sigurisë, avokatë të Shullazit kanë qenë pikërisht Kambo dhe Qafo.

Nexhdet Kambo u shpreh gjatë dëshmisë se teksa takonte Beqajn si mik të Shullazit, ka qenë bbiznesmeni ai që ka deklaruar se është kërcënuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj se nëse nuk dëshmon kundër Shullazit, do arrestohej edhe ai.

"Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal"-ka thënë Kambo. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga avokati tjetër, Alban Qafo. 

Një tjetër dëshmi është ajo e biznesmenit Sinan Topi i cili ka deklaruar se ka njohje me Ylvi Beqajn, i cili sipas tij i ka marrë 180 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer më. Mirëpo për këto pretendime dëshmitari i akuzës Ylvi Bejqja ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sinan Topit në prokurorinë e Tiranës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime