'Ma i riu n'ven' ndryshon prefiksin
Mozziki jo më edhe aq i vogël...
I njohur dhe i pëlqyer për rimat e gjetura, reperi ka mundur ta rradhisë veten shumë shpejt në mesin e artistëve më të kërkuar.
Reperi Gramoz Aliu që të gjithë e njohin si Mozzik, ka festuar ditën e djeshme (29 shtator), ditëlindjen e tij të 20-të. Djaloshi modern që karakterizohet nga 'stili i rrugës', është më i riu në moshë në këtë industri, prandaj dhe shpesh e quan veten 'ma i riu n'ven'.
I njohur dhe i pëlqyer për rimat e gjetura, reperi ka mundur ta rradhisë veten shumë shpejt në mesin e artistëve më të kërkuar. I pyetur nga Telegraf Mozzik tha se gjatë këtyre 20-të viteve të jetës së tij ai ka përjetuar shumë humbje dhe fitore në të njëjtën kohë.
“Gjatë jetës sime kam humbur shumë dhe kam fituar shumë, disa gjëra edhe do t’i ndryshoja por tani e rëndësishme është që unë kam realizuar ëndrrën time me muzikë”, tha reperi, i cili mendon se edhe 50-të ditëlindjen e ardhshme do ta gjejnë si artist.
“Nëse jo si reper do të jem duke i menaxhuar djemt e mi në muzikë, pasi që vetë e mësova këtë rrugë”, shtoj tutje Gramozi duke zbuluar se sonte do të festoj vetëm me familjen e tij.
Ndryshe Mozzik gjatë këtij sezoni veror ishte më i kërkuari në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Me bashkëpunimin e tij me këngëtaren Kida, në këngën “Premtimet”, dyshja arritën të jenë ndër më të klikuarit edhe në kanalin “Youtube”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
18/3
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
43.3%
-
Të gabuar
52.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 20967
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Izraeli, inkursion të kufizuar tokësor në Liban! Irani kërkon mbledhjen menjëherë të Këshillit të Sigurimit
29 Shtator, 11:08
-
Sekuestrohet 66 kg kanabis në Ulqin, u nis nga Shqipëria! Dy transportuesit i ikin policisë, arratisen në vendin tonë
29 Shtator, 10:51
-
Pse duhet t'i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte për shëndetin
29 Shtator, 10:44
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm afër një pike karburanti, policia jep detaje çfarë ndodhi në Zveçan
29 Shtator, 10:31
-
E përditshmja britanike 'Birmingham Live': Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë
29 Shtator, 10:21
-
Plazh në fund të shtatorit! Moti i ngrohtë rikthen pushuesit në Shëngjin: Uji i shkëlqyeshëm! Besnikë shqiptarët e Kosovës
29 Shtator, 10:12
-
Lufta/ Shkatërrohen 125 dronë ukrainas! Zelensky: Trump më siguroi se do të mbështesë Kievin
29 Shtator, 10:07
-
Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
29 Shtator, 09:42
-
FOTO/ Duke bërë shqiponjën, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
29 Shtator, 09:20
-
VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?
29 Shtator, 09:01
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49
-
FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara
29 Shtator, 08:29