TIRANE- I ka dhënë fund aventurës pas 1 orë e 20 minuta, Qazim Bruka i cili kërcënoi se do të hidhej nga një lartësi e konsiderueshme e një oxhaku në zonën e Laprakës në Tiranë. 

ka qenë ish-bashkëshortja e tij, Hyrije Bruka, ajo e cila e ka bindur të zbresë nga lartësia. "Po vajzën ku do e lësh?", mësohet t'i jetë drejtuar gruaja ish-burrit të saj. 

Qazim Bruka, 43 vjeç u ngjit në oxhakun e një uzine, pranë depos së ujit dhe kërcënoi se do t'i jepte fund jetës për shkak se shërbimi përmbarimor e ka nxjerrë nga shtëpia pas divorcit me bashkëshorten si dhe prej një viti takon fëmijët.

Bruka mbante në duar disa dokumente ndërsa përsëriste vazhdimisht se është dhunuar fizikisht nga përmbarimi. 

Mësohet se Qazim Bruka nuk lejohet nga ish-bashkëshortja e tij, Hyrije Bruka, që të jetojë me të në një banesë, pasi çifti është ndarë. 

Në vendngarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa një prej efektivëve të RENEA-s po negocion me të për t'i dhënë fund kësaj aventure. 

Policia po negocion me të për të zbritur nga lartësia nga ku kërcënon se do të hidhet. Ndërkohë, ka mbërritur edhe ish-bashkëshortja, për ta bindur që të mos vetëflijohet. 

[gallery]21544[/gallery]

Kush është Qazim Bruka?
Qazim Bruka njihet si një person me probleme dhe precedent penal për dhunë në familje.

Në vitin 2012 ai rrahu gruan Hyrie Bruka dhe i nxori syrin me thikë

Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan. Bruka para 2 muajsh në një emision televiziv ankohej publikisht se kishte më shumë se 1 vit që nuk takonte fëmijët.

Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët.

Ai deklaron se nuk i ka takuar për gati një vit dhe bën përgjegjës kreun e Zyrës Përmbarimore Kukës. Madje thotë se kreu i përmbarimit, Sulejman Elezi, e ka rrahur.

Qazim Bruka për Report Tv: Pse tentova vetëvrasjen
Qazim Bruka ka folur ekskluzivisht pwr Report Tv menjëherë pas zbritjes nga lartësia e oxhakut në zonën e Laprakës. 

Ai ka thënë përpara kamerës së Report Tv se ka dokumentet e shtëpisë ku provohet pronësia e tij. "Kam dokumentet e shtëpisë", ka thënë Bruka. 

43-vjeçari akuzon shërbimin përmbarimor se e ka nxjerrë forcërisht nga banesa si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj. 

Gjithçka ka ndodhur pas divorcit me bashkëshorten, për shkak se çifti kishte probleme. Në 2012-ën, Bruka i ka nxjerrë syrin ish-gruas, pasi kjo e fundit e kishte goditur me sëpatë



qazim bruka zbret
Qazim Bruka në furgonin e policisë

Ora 11:20 E bindi ish-gruaja, zbret nga oxhaku Qazim Bruka
Pas negociatave të ish-bashkëshortes, Qazim Bruka ka zbritur nga oxhaku nga ku kërcënoi se do të hidhej. "Po vajzën ku do e lësh?", ka qenë apeli që i ka drejtuar gruaja ish-bashkëshortit të saj.

Pas këtij momenti, 43-vjeçari ka zbritur nga oxhaku, duke i dhënë fund kështu aventurës pas 1 orë e 20 minuta. 

zbret qazim bruka
Qazim Bruka zbret nga oxhaku 

Ora 10:50 Mbërrin ish-bashkëshortja e Qazim Brukës, Hyrije Bruka

tenton te hidhet nga oxhaku laprake bashkeshortja

Hyrije Bruka ish-bashkëshortja e Qazimit

Ora 10:40 "Përmbaruesit më nxorën nga banesa"
Qazim Bruka ka deklaruar nga lartësia e oxhakut se përfaqësues të shërbimit përmbarimor e kanë nxjerrë nga banesa dhe e kanë dhunuar fizikisht. Ai mban në duar disa dokumente ku pretendon se shtëpia është në pronësi të tij. 

Ora 10: 40 Bruka: Të vijë ish-gruaja, dua të takoj fëmijët
Qazim Bruka ka kërkuar të negocionojë me ish-bashkëshorten e tij, Hyrje Bruka. Ai e akuzon atë se nuk e lejon të takojë fëmijët prej një viti. 

Ora 10:30 Qazim Bruka me precendent penal, i ka nxjerrë syrin gruas
Qazim Bruka njihet si një person me probleme dhe precedent penal për dhunë në familje.

Në vitin 2012 ai rrahu gruan Hyrie Bruka dhe i nxori syrin me thikë

Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan.

Ora 10:15 Qazim Bruka është ngjitur në oxhakun e një uzine
Personi që kërcënon se do të vetëflijohet duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme është identifikuar si Qazim Bruka, 43 vjeç. Ai është ngjitur në oxhakun e një uzine, pranë depos së ujit. 

Ora 10:10 Një person kërcënon se do hidhet nga oxhaku në Laprakë
Një person kërcënon se do të hidhet nga një objekt me lartësi të konsiderueshme në zonën e Laprakës, në Tiranë.

tenton te hidhet nga oxhaku laprake
Qazim Bruka personi që kërcënon që do të hidhet nga oxhaku