Që prej ditës së sotme dhe deri më 27 nëntor, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të punësohen si mësues në sistemin parauniversitar mund të aplikojnë duke u regjistruar në portalin mësues.arsimi.gov.al.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka prezantuar, në Shkollën e Kuqe portalin “Mësues për Shqipërinë”, nismën e re të MAS me qëllim menaxhimin e burimeve njerëzore në arsimin parauniversitar.
Kanë të drejtë të aplikojnë: 1.Të gjithë ata që kanë përfunduar studimet e larta në profilet e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë brenda vendit ose jashtë. Për individët që kanë përfunduar studimet e tyre jashtë kërkohet ekuivalentimi i diplomës në përputhje me dispozitat ligjore.
2. Të gjithë ata punëkërkues si mësues që shprehin interesin në zonën ku banojnë ose për të kontribuar si vullnetar në zona të tjera të vendit.
3.Mësuesit që aktualisht janë në marrëdhënie pune provizore si mësues me kontratë.
Kjo iniciativë e MAS fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe të bëhen pjesë e kësaj iniciative konkurruese.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO