'Nuk ushqehej dot',Sara Hoxha
zbulon luftëtarin më të fortë

'Nuk ushqehej dot',Sara Hoxha<br />zbulon luftëtarin më të fortë<br>
Çifti i njohur, Sara dhe Ledioni, u bënë prindër për herë të parë rreth një vit më parë, ndërsa vetëm sot ata kanë zbuluar disa detaje rreth kësaj çështjeje delikate, por edhe të bukur.

Sara ka vendosur të flasë për herë të parë për vështirësitë që ka kaluar, kur është bërë nënë, pasi vogëlushi i saj erdhi në jetë para kohe. Ajo ka vendosur të zbulojë të vërtetat rreth foshnjës së saj, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të lindjes së parakohshme. 

“Pesë javë më herët, London erdhi në këtë botë. Deri në atë kohë, kisha lexuar dhjetëra libra dhe kisha parë lloj-lloj videosh, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një fëmijë të parakohshëm. Edhe pse kishte një peshë të vogël dhe nuk ushqehej dot me gji, London dëshmoi se ishte luftëtari më i fortë që njoh. Të gjitha netët që e ruaja dhe e vëzhgoja nga afër nëse frymëmarrjen e kishte të rregullt ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme kështu që dhuroni një përqafim, jepni ndihma në maternitetin tuaj ose bëni gjithçka që keni mundësi për të mbështetur këto familje.”- ka shkruar Hoxha në postimin prekës në Instagram.

saraaa
(Postimi i Sara Hoxhës)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool