'Shpëtoje Shkodrën nga kthetrat e PD'
Rama: Voltana më e paafta në histori

'Shpëtoje Shkodrën nga Saliu, Luli, Jozi dhe Voltana'. Kjo është thirrja e një shkodrani për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
 
"Po Shkodrën mor burrë si nuk banë asgja një anije që ashtë duke u mbytë për të pas besimin e marinarëve duhet ti japësh një dorë dhe ta shpëtosh.
 
Heki kthetrat e PD-se në Shkodër se gjithcka mund të jetë Luli e Sala por me demokracinë nuk dijnë as se ku e ka lagjen ja ma te na e mësojnë neve.
 
Sidomos Jozi s'ka lanë gja pa privatizuar e pa vjedhur në Shkodër kape Shkodrën në dorë dhe ke fituar gjithë veriu
n" i shkruan komentuesi Ramës.
 
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit, që shprehet se sa për Shkodrën sot e ruajt Zoti se me atë bashki e kryetare bashkie, ka rënë në duart më të paafta të historisë.
 
"Sa për Shkodrën sot e ruajt Zoti se me atë bashki e kryetare bashkie, ka rënë në duart më të paafta të historisë së qytetit dhe pa bashkinë s'mund të bëjmë shumë!
 
Edhe për stadiumin vec pengesa patëm dhe as dy garazhe nuk luajti vendit Voltana nga sheshi para tribunës!
 
Megjithatë, ne do ndërtojmë si qeveri rrugën Shkodër - Velipojë që e kanë premtuar 25 vjet të gjithë
" thotë Rama.
 
Komentuesi i kërkon ndjesë për dialektin gegërisht që i drejtohet, por Rama i thotë se "Jo nuk te fal hic për gegënishten, të falenderoj se më kujton gjyshen time shkodrane që më ka rritur me tingullin e gegënishtes".
 
Rama dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kanë pasur përplasje të vazhdueshme për buxhetin dhe çështje të tjera, teksa më e forta ka qenë për heqjen e disa garazheve para stadiumit, por kryebashkiakja e veriut nuk pranoi.
 
Rama

Kërkesa e komentuesit dhe përgjigja e Ramës në Facebook

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen