Koronavirusi shtyn ndeshjen hapëse të kampionatit francez mes Olimpikut të Marsejës dhe Sent Etienë. Katër lojtarë janë pozitiv me COVID tek ekipi i Marsejës dhe është vendosur të shtyhet ndeshja hapëse e Ligës së parë franceze e programuar për të premten në orën 19:00.

Jo vetëm tek Marseja por në skuadrat e kampionatit francez janë rreth 30 futbollistë pozitiv dhe rregullat janë që një ndeshje shtyhet nëse në një skuadër janë katër ose më shumë lojtarë pozitiv.

Me shtyrjen e ndeshjes Olimpik Marsejë-Sent Etienë pritet që ndeshja hapëse e kampionatit francez të jetë Bordo-Nantë në program të shtunën./ Përgatiti Andi Kapxhiu