4 humbje jete dhe 155 raste të reja! Shuhet artisti shkodran, 7 pacientë të intubuar, 28 fituan betejën, por COVID-i i la me pasoja

TIRANE-4 humbje jete, 155 raste të reja dhe 58 të shëruar. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit raportoi se betejën me sëmundjen e humbën një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana, një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu po marrim shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

"Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19" thotë ministria.

COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)
Testime totale           53571
Raste pozitive           7967
Raste të shëruara     3986
Raste Aktive              3743
Humbje jete               238 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                  1959
Durrës                  486
Shkodër               298
Fier                      177
Lezhë                   152
Korçë                    146
Vlorë                     146
Kukës                   117
Elbasan                117
Berat                     62
Gjirokastër            43
Dibër                     40

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
4 raste me COVID në Vlorë, mes tyre një avokat dhe një pensionist

Sot në Vlorë janë regjistruar 4 raste me COVID, mes të cilëve një avokat në lagjen '24 Maji'. Rastet e tjera janë kontakti në lagjen e "Ujit të Ftohtë" dhe "28 Nëntori" në qytetin e Vlorës, një prej tyre është pensionist. Rasti i katërt është në lagjen '1 Maji'.

Ora 17:35
COVID-i i merr jetën artistit shkodran

1597937779_Enrikefa.jpg

Enrik Çefa

Artisti shkodran Enrik Çefa ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-it. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë. Ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në intubim, ndërsa sot ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. Çefa ishte një nga muzikantët më të mirë të qytetit të Shkodrës. Ai ishte mësues muzike dhe i angazhuar në disa festivale për të rritur dhe fëmijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës