Në 3 nëntor 2022, kryeministri Edi Rama tha në Report Tv se SPAK-ut i shkonin nga shtatë nga një hetim i Sali Berishës. "SPAK nuk e kam goditur, e kam kritikuar, 1-2 herë, nuk i kam rënë shpesh, por i 'shkojnë shtatë' nga një hetim i thellë dhe i drejtë i figurave më të korruptuar dhe një fuqi që SHBA e ka shpallur ‘non grata’ për korrupsion”, tha Rama.

Pohimi i Ramës reflektohet në fakt në veprimet e SPAK-ut në raport me aferën e privatizimit të pronës publike ish Kompleksi Sportiv Partizani, për llogari të familjes së Sali Berishës. Në nëntor të vitit 2020, deputeti socialist Taulant Balla referoi në SPAK dosjen e tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, pronë mbi të cilën dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka ngritur 19 kulla me vlerë dhjetëra milionë euro, në të cilat është pronar me rreth 40 %.

Së pari, dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani u regjistrua si procedim penal me numë 287/2020 nga SPAK vetëm për një vepër penale, atë të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Janë hequr 4 akuza të pretenduara në kallëzim penal si: shpërdorim detyre në bashkëpunim, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim, falsifikim i dokumenteve dhe vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv. Nga pesë vepra që përmbante kallëzimi penal për aferën me ish Klubin Sportiv Partizani, është regjistruar vetëm një vepër penale.

Së dyti, kallëzimi penal është regjistruar pa asnjë person që i atribuohet vepra penale, duke shmangur kështu Sali Berishën si arkitektin e përdorimit të pushtetit për të kaluar pronën publike në duart e familjes së tij dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, përfituesin kryesor nga privatizimi i pronës publike me 1 mijë pika të errëta. Një nga historitë më të bujshme të përdorimit të pushtetit për pasurimin e familjes, u regjistrua pa autor dhe më një vepër të dyshuar penale.

Së treti, edhe pse afera ishte e qartë dhe besohet se është një nga historitë e zeza ku janë bazuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij, SPAK vetëm pa dy vitesh nisi të marrë në pyetje ish ministrat dhe ish drejtorët që kanë marrë pjesë në kalimin e pronës publike në duart e Familjes Berisha. Zvarritja për dy vite me radhë e procesit hetimor është një tregues tjetër i qartë i mungesës së vullnetit për të çuar para drejtësisë orkestruesit e kësaj afere, që ka shënjuar pushtetin e Berishës 2005-2009.

Së katërti, në shtator të këtij viti, SPAK mori në pyetje ish ministrat Fatmir Mediu dhe Gamend Oketa, pjesë e procesit të privatizimit, por çuditërisht nuk ka thirrur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për të dhënë shpjegime për tjetërsimin e pronës shtetëror ish Kompleksi Sportiv Partizani. Është një rast i paprecedentë, ku merren në pyetje ish pushtetarët që u vunë në rresht të operacionit të Sali Berishës për të kaluar pronën në duart e dhëndrit të tij, por nuk pyetet protagonisti i operacionit Sali Berisha dhe përfituesi dhëndri i tij, i cili për më tepër nuk dihet se si i ka siguruar paratë për të ngritur 19 kulla mbi pronën e privatizuar në Tiranë.

Pikat kyçe të aferës

-Pikat kyçe të aferës janë dyshimet e forta se trashëgimtarët e pretenduar, të përfaqësuar nga dhëndri i Sali Berishës në këmbim të përfitimit të 35 % të sipërfaqes që do të kthehej, janë shpronësuar dhe kompensuar nga Italia fashiste në vitet 1993-1942 në funksion të planit për zgjatimin e aeroportit.
-Nga vitit 1996 kur u njohën si ish pronarë më të drejtë parablerje të prinës në rast shitje ose kompensimi, trashëgimtarët nuk bënë asnjë përpjekje për t’u kompensuan, por pritën që të vinte në pushtet Sali Berisha në vitin 2005, për të marrë pronën, duke përfshirë edhe prona të tjera publike dhe private, që nuk u takonin, me sipërfaqe rreth 4.5 mijë m2.
-Nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.
-I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi.
-Trashëgimtarët e pretenduar morën 26 mijë m2 tokë, nga 24 mijë që mund t’u takonin, duke përvetësuar kështu edhe 4 mijë m2 pronë publike.
-Në sipërfaqen e kthyer në mënyrë abuzive dhe klienteliste, u asimilua edhe rreth 500 m2 tokë e shtetasit Esat Pira, ku përfshihej edhe pishina tek ish-Klubi Partizani.
-Pati vlerësime dhe zhvlerësime abuzive të godinës së Klubit Partizani, me qëllimin e qartë për të favorizuar dhëndrin e Sali Berishës, që të paguante sa më pak para, në kurriz të interesit publik.
-Nuk dihet burimi i parave të Jamarbër Malltezi për ngritjen e 19 kullave tek prona e tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %. Në vitin 2006, Jamarbri dhe Argita kanë deklaruar vetëm rreth 40 mijë euro kurime që u kishin mbetur, pasi paratë e tjera i kishin investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III