Për herë të parë gjobiten 17 qytetarë se nuk mbajtën maskën

Për herë të parë gjobiten 17 qytetarë se nuk mbajtën maskën

Foto nga kontrollet

TIRANE-Për herë të parë që pas miratimit të aktit normativ janë gjobitur 17 qytetarë pasi u kapën në ambiente të mbyllura duke mos mbajtur maskën. Në total janë vendosur 19 gjoba për subjekte dhe individë që nuk respektonin maskat. 1 pezullim aktiviteti dhe 19 masa administrative me gjobë, 2 masa me gjobë në piceri/fast food dhe 17 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. "MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët. Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Ministria e Shëndetësisë u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi" mbyllet apeli.

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/07/2020 04:23

    Mos u beni merak per gjobat se ua fal Rama pas ca kohesh sic beri me ato te karantines,vetem mbani vertetimin e pageses qe ta keni kur te rimerni parate e gjobes.Shtet absolutisht I dobet.

    Përgjigju
  • Piro: 18/07/2020 18:40

    Ore ju te policies, gjithe autobuze ndeqytetase te gjithe Jan pa mask brenda. Lereni showin qe beni, me 17 veta ne gjithe shqiperin. Nuk doni te punoni sepse ndryshe do ishin gjobitur te gjithe

    Përgjigju
  • Adi: 18/07/2020 11:58

    Boje nja dhjetmilek ate gjoben sa na moren nqaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'