4 viktima, 167 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Infektohen disa mësues në Vlorë dhe Tepelenë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar pozitiv 167 raste të reja me COVID-19.  Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave dhe bën thirrje për të mos e ulur vigjilencën.

Respektoni distancimin fizik

Vendoseni maskën

Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.

Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale                      74766

Raste pozitive                      11520

Raste të shëruara                 6615

Raste Aktive                         4567

Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        2317

Durrës                       516

Shkodër                    357

Lezhë                         268

Elbasan                      232

Korçë                         209

Fier                             185

Vlorë                           163

Kukës                         140

Berat                            84

Dibër                            49

Gjirokastër                    47

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Infektohen me koronavirus 3 punonjëse në Gjykatën e Korçës, vetëkarantinohen 10 të tjerë

KORÇË- Tre punonjës në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Sipas informacioneve për Report Tv, e para ka r4ezultuar pozitive sekretarja e gjykatës, më pas edhe dy punonjëse të tjera, të cilat ishin në një zyrë me të.

Ndërkohë janë marrë tampona për 10 punonjës të tjerë që kanë patur kontakte me to.

Përgjigjet priten në ditët në vijim, ndërsa punonjësit që iu është marrë tamponi janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ora 11:01
Dy mësues me COVID-19 në Vlorë, drejtoresha: Nuk ka problem për shkollën, është dezinfektuar

Dy mësuese të shkollës "Lef Sallata" janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa ndodhet në karantinë në banesat e tyre. Infektimi i tyre ka ndodhur më herët, para nisjes së shkollave ditën e sotme dhe për këtë ata nuk paraqesin asnjë rrezik për nxënësit dhe stafin tjetër pedagogjik.

Drejtoresha ka deklaruar se shkolla është dezinfektuar dhe gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit.

Ora 10:43
Dy të prekur me COVID-19 në gjimnazin e Tepelenës, infektohet punonjësja sociale dhe një mësues

Dy të prekur janë konfirmuar ditën e sotme me COVID-19, një punonjëse sociale  dhe mësuesi i Edukimit Fizik në gjimnazin e Tepelenës. Dy të prekuri janë nga e njëjta shkollë dhe janë konfirmuar me COVID-19, dhe ndodhen të vetëkarantinuar në banesën e tyre.

Ata nuk paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve të tjerë, pasi shkolla hapi dyert vetëm ditën e sotme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 14/09/2020 17:13

    Rrofte privati ( ku duhet te harxhosh shume lek por mund te sherohesh) se shteti thjesht numron shifrat! Fatkeqsisht ime shoqe( dhe pse i ka respektuar masat si pak kush) rezultoi pozitive.Me insistimin tone pas 5 ditesh( kur shenjat ishin mjaft te qarta) erdhen me na marr tamponin kur mjekimin e kishim nis nga mjeku familjes qe diten e pare te temperatures.Kam qe nga e premtja qe nuk komunikoj dot me mjekun e familjes.I kemi nisur me foto pergj.e analizave por nuk bohet e gjalle! Sot kemi mbaruar 7 diteshin e antibiotikut dhe nuk dim si te veprojme! Dhe pse paguajme te dy( burre grua) sigurime shendetsore rreth 200 mij lek ne muaj ju drejtova privatit per te shpetuar shendetin! Turp per shtetin!

    Përgjigju
    • Ilir: 14/09/2020 18:12

      Sherim sa me te shpejte nuses! Ju ruajte Zoti

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT